1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papunësia prek më shumë migrantët

Anila Shuka19 Dhjetor 2007

Migrantët në Gjermani janë shumë më të rrezikuar nga papunësia se gjermanët. Ky është rezultati i raportit që e ngarkuara për të Huajt, Maria Bëhmer i prezantoi qeverisë gjermane

https://p.dw.com/p/CdqU
Migrantë në Berlin
Migrantë në BerlinFotografi: DW

Gjermania është një vend integrimi, tha Maria Bëhmer. E ngarkuara e qeverisë për migrantët do të tregonte kështu, se ku është duke u përqëndruar ajo në punën e saj. Pasi në gjermani jaetojnë 15 milionë njerëz me prejardhje të huaj dhe ata kanë shumë mangësi integrimi .

"Situata paraqitet e rëndë në zonat më kyçe si për shembull atë të arsimit, të profesionalizimit dhe në tregun e punës. Dhe ka të dhëna që janë gati dramatike, u ankua politikanja kristiandemokrate.

Kështu për shemubll, afro 40 përqind e të rinjve të huaj nuk kanë profesion. Shumica e tyre rrjedhin nga të ashtuquajtura familja të puntorëve mysafirë, në gjeramnisht gastarbeiter, në të cilat vihet re mugesë profesioni në të gjitha nivelet e moshave: "72 përqind e turqve, tek grekët janë 61 për qind, ndërsa tek italianët 56 përqind."

Një rreth vicioz i nivelit të ulët të njohurive të gjuhës, të arsimit dhe të shanseve të pakta për të hyrë në tregun e punës, e quatji këtë fenomen Bëhmer dhe kërkoi të që merren masa: "Sepse nuk mund të heqim dorë nga asnjë talent dhe nuk dueht të dorëzohemi në një gjendje të tillë. Pra ne dueht të bëjmë shumë përpjekje në sektorin e kualifikimit shkollor dhe profesional, tha ajo .