1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

051208 finanzkrise frankreich konjunktur

Frank Hoffmann5 Dhjetor 2008

Evropa po armatoset kundër recesionit ekonomik. Në Gjermani iu hap rruga paketës së konjukturës. Edhe Franca do të ndikojë me innjeksione shtetërore, në dispozicion janë 26 miliardë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë.

https://p.dw.com/p/GAPt
Sarkozi shpërndan para për të luftuar recesioninFotografi: AP

Flamujtë e prodhuesit të makinave "Renault" në Francën veriore, Douai, një nga fabrikat më të rëndësishme të Reanult-s. Në këtë sektor Franca do të preket më së shumti nga kriza. Pikërisht këtu përpiqet presidenti francez, Nikola Sarkozi (Nicola Sarkozy) të gjejë recetën e shërimit. "Bota në fund të kësaj krize do të jetë një tjetër, ndryshe nga e ajo e mëparshmja."

Dhe po qe se bëhet sipas vullnetit të Sarkozisë, kjo botë do të jetë pak më franceze se më parë. Me komandim shtetëror kundër krizës. "Përgjigjja jonë kundër krizës: Investime:" thotë presidenti francez. Ja një shembull nga Franca: shoqëritë publike të banimit në periferi. Ato janë të lejuara të futen në borxhe dhe të rikonstruktojnë lagjet e rrënuara. Shteti jep për këtë 2,5 miliardë euro. Ekonomia e ndërtimit pra si motorr i konjukturës në Francë.

Bildgalerie Autosalon AMI 2008 in Leipzig Renault Megane Coupe Concept mit Flügeltüren
"Renault" preket nga krizaFotografi: Gleb Gavrik

Shteti - porositësi më i madh

Por jo vetëm kaq. Edhe shoqëria e hekurudhave si edhe furnizuesit me energji do të marrin porosi gjigande nga shteti. Para do të shpërndahen edhe për konsumatorët. Familjet me të ardhura të vogla do të marrin në pranverën e ardhshme njëherë 200 euro, kjo prek rreth 4 milionë francezë. Por edhe ai që ka më shumë para do të përfitojë nga këto plane të qeverisë franceze. Blerësit e makinave në Francë marrin 1000 euro dhuratë nga shteti në rast se blejnë një makinë me teknologji mbrojtëse për ambientin. Makina të vogla ashtu siç prodhohen në Francë. Presidenti francez, Nikola Sarkozi: "Po qe se miqtë tanë amerikanë i sigurojnë avantazhe industrisë së tyre, unë nuk rri duarkryq po qe se industrisë franceze të makinave prej kësaj i krijohen disavantazhe."

Kjo ju pëlqen prodhuesve të Reanult-s në Douai. Ja si shprehen disa punonjës: "Fantasike. Për këtë ka patur nevojë Franca. "Është një krizë e madhe të shohim tani ç'do të bëhet." Të shohim, fjala është nëse receta e Sarkozisë do të ndihmojë në Douai.

Franca në plan të parë. Ky është drejtimi që përcaktoi presidenti francez, Sarkozi në Douai. Forcimin e ndërmarrjeve të mëdha, gjysëmshtetërore dhe të tregut të brendshëm francez, mjaft i rëndësishëm për ekonominë franceze. Dhe tjetra. Proteksionizëm. Kështu ka qenë gjithmonë në Francë, po tanimë duhet të pritet nëse këto masa do të ndihmojnë Francën për të dalë nga kriza globale.