1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

100511 EP Schengen

11 Maj 2011

Nga Parlamenti Evropian vijnë kritika të ashpra kundër planeve për rifutjen e kontrolleve të përkohshme në hapësirën e Shengenit. Deputetët refuzua ose shprehën në Strazburg skepticizëm për këto plane.

https://p.dw.com/p/11DWV
A Romanian border police officer patrols a railway border crossing point between Romania and Moldova in Ungheni, Romania, Tuesday, Jan. 18, 2011. Romania has accused France and Germany of "discrimination" after the EU's two most powerful countries joined forces to block the Balkan country from joining Europe's Schengen open borders zone. (Foto:Vadim Ghirda/AP/dapd)
Nga frika prej refugjatëve afrikano- veriorë kërkohet futja e kontrolleve kufitare në zonën e ShengenitFotografi: AP

Shumica e parlamentarëve evropianë janë të indinjuar që parimet bazë të bashkimit evropian tronditen kaq shpejtë. Lëvizja e lirë e qytetarëve brenda Evropës nuk mund të dëmtohet kaq lehtë, thotë konservatori, deputeti evropian i Unionit kristiansocial, Manfred Weber: „Shengeni është një nga arritjet më të mëdha të projektit tonë të përbashkët evropian. Qytetarët e ndiejnë këtë përditë, kur ndodhen nëpër rrugët e Evropës. Ne do e mbrojmë këtë princip në Parlamentin Evropian."

Shtete të tjera të BE-së, thotë politikani evropian i Unionit Kristiansocial, kanë marrë në të kaluarën shumë më tepër refugjatë dhe nuk e kanë ngritur zërin, siç bëri së fundi Franca dhe Italua me trajtimin e refugjatëve nga Afrika Veriore. Edhe kryetari i fraksionit të socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Martin Schulz, sheh në diskutimet për rifutjen e kontrollit tendenca shqetësuese: „Fryma evropiane po humbet.“

Kryeministri italian Silvio Berlusconi, dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy kërkojnë rishikimin e Marrëveshjes së Shengenit- 26 prill
Flash-Galerie Berlusconi und Sarkozy zu SchengenFotografi: AP

Nësë 400 mijë refugjatë nga Libia mbërrijnë në Tunizi, atëherë kjo në fakt do të shkaktojë një dramë refugjatësh. Por, dramë nuk është nëse 20 mijë refugjatë nga Afrika veriore mbërrijnë në BE, një komunitet i përbërë nga 27 vende. Për këtë nuk është e nevojshme që të bëhen ndryshime në Marrëveshjen e Shengenit, thotë Martin Schulz në pleniumin e mbajtur në Strazburg. Në Kampionatin Botëror të futbollit në vitin 2006, u futën përkohësisht kontrolle kufitare për tu mbrojtur prej huliganizmit.

„Nuk ekziston asnjë domosdoshmëri, që të përkrahen dy kryetarë qeverish me tendenca populiste, që të ndodhur në vështirësi në vendet e tyre kërkojnë të gjejnë rrugëdalje, kërkojnë që ne të lëshojmë deklarata të tilla."

Me deklarata të tilla, kihet parasysh një deklaratë e Komisionit Evropian e lëshuar javën e kaluar. Në të Komisarja për çështjet e brendshme, Cecilia Malmström thekson se në raste situatash ekstreme refugjatësh, duhet të jetë i mundur ndryshimi i Marrëveshjes së Shengenit. Për këtë Komisioni i BE-së morri ditën e martë (10.5.) kritika të mëdha. Liberali belg, Guy Verhofstadt akuzoi presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe kolegun e tij italian për luatjen e një loje të keqe. „Ky është një ping-pong i dy qeverive, që Berluskoni dhe Sarkozi luajnë në kurriz të refugjatëve që janë në nevojë."

Parlamenti Evropian
Parlamenti EvropianFotografi: picture alliance/dpa

Ekologjisti Daniel Cohn-Bendit paralajmëroi Francën për tendencat rraciste të shfaqura nga policia e cila ka zvarritur refugjatët tunizianë.

Ditën e enjte (12.5) ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian do të këshillohen ndër të tjera edhe për Marrëveshjen e Shengenit. Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich përkrah inisiativën e Francës dhe Italisë për rishikimin e Marrëveshjes së Shengenit.

Autor: Cai Rienäcker

Redaktoi: Aida Cama