1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

071211 Griechenland Haushalt

7 Dhjetor 2011

Parlamenti grek vendosi me shumicë absolute për nivelin e buxhetit të kursimeve për vitin 2012. Me kursime drastike dhe rritje taksash ai do të kontribuojë që Greqia të mos zhytet edhe më thellë në krizë.

https://p.dw.com/p/13O8K
Buxheti 2012 u vendos me kursime dhe rritje taksash
Buxheti 2012 u vendos me kursime dhe rritje taksashFotografi: DW-Montage/bilderbox.de

Në të gdhirë të së mërkurës, kryeministri i ri grek Lukas Papademos bëri një llogari. Sa kanë jetuar grekët përtej mundësive të tyre në vitet e fundit. "Borxhet shtetërore janë rritur këtë vit në 30.000 euro për kokë në Greqi. Një gjë është e qartë: tendenca në rritje duhet të ndalojë menjëherë."

Buxheti i vitit 2012 sjell kthesën. Shpenzimet do të pakësohen, të ardhurat në të do të rriten. "Po qe se arrijmë të kemi financa të stabilizuara, kjo të çon në më shumë rritje ekonomike dhe më shumë vende pune."

Fjalët e kryeministrit zunë vend. 258 nga 300 deputetë në parlamentin grek votuan për buxhetin e ri. Koalicioni i madh në Greqi po funksionon. Megjithatë Antonis Samaras, kryetari i partisë konservatore, Nea Demokratia megjithë votën e tij, kundërshtoi: Unë do ta miratoj këtë buxhet, që të ulë borxhet shtetërore, por ai i refuzon shumë nga masat e kursimit. Samaras kishte votuar kundër shkurtimeve të pensioneve dhe rritjes së taksave në tetor.

Ministri i Financave, Evangelos Venizelos nënvizoi se nuk alternativë kursimi përveç kursimeve. "Unë ju bëj thirrje. Kush ka një propozim tjetër, se si të veprojmë me pensionet dhe rrogat le të ngrejë dorën. Kush ka po ashtu një ide, se çfarë të vendosim në vend të tatimit mbi imobiliet, atëherë le ta thotë."

Në Athinë sërish qytetarët kanë protestuar kundër shkurtimeve
Në Athinë sërish qytetarët kanë protestuar kundër shkurtimeveFotografi: AP

Ministri grek i Financave dhe kryeministri do ta vazhojnë me vendosmëri politikën e kursimeve. Këtu bën pjesë shitja e firmave shtetërore tek sektori privat. Por nga ana tjetër edhe kredidhënësit privatë duhet të bien dakord me faljen e borxheve, që do të thotë se ata duhet të heqin dorë nga gjysma e fondeve, që iu detyrohet shteti grek. Në këtë pikë negociatat vazhdojnë. Vetëm kështu mund t'ia dilet që deficiti shtetëror grek të ulet nga 9% në 4,5%.

Para ndërtesës së parlamentit grek protestuan mijëra vetë kundër politikës së kursimeve. Kryeministri grek as që i përmendi protestat në fjalën e tij. Por ai trajtoi akuzën që ngrihet në Greqi se me masat e kursimit grekët humbasin sovranitetin dhe diktohen nga jashtë, sidomos nga trojka, BE, Banka Qendrore Europiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar. Lucas Papademos, që për tetë vite ka qenë zëvendëspresident i Bankës Qendrore Europiane e bëri të qartë: "Është shumë rëndësishme të kuptojmë që nuk na urdhëron trojka, por historia jonë."

Symbolbild Finanzkrise Griechenland Eat the Rich
Buxheti i vitit 2012 vendos piketat e duhura për të ardhmen.Fotografi: picture alliance/dpa

Një histori e e borxheve pa fre, nën peshën e të cilave grekët do të vazhdojnë të vuajnë gjatë. Qeveria e perkohshme e Papademos bën të qartë se buxheti i vitit 2012 vendos piketat e duhura për të ardhmen.

Autor: Thomas Bornmann/Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama