1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti i BE 'le në baltë' Snowden

Nina Haase / Amarildo Topi15 Shkurt 2014

Parlamenti Europian ka hartuar një raport për shkallën dhe impaktin e përgjimeve në masë. Por nuk pati konsensus për amendamentin që i jepte azil Edward Snowden.

https://p.dw.com/p/1B9Wo
Fotografi: picture-alliance/dpa

Një raport i Komitetit të Lirive Civile të Parlamentit Europian ka dënuar mbledhjen sistematike të të dhënave personale për çdo lloj përdorimi, përveç atij për siguri. Teksti i prezantuar të hënën (12.02.2014) në Bruksel dënon "mbledhjen sistematike të të dhënave personale", duke shtuar "se lufta kundër terrorizmit nuk mund të justifikojë përgjimin sekret në masë."

Raporti përmblodhi hetimet e Parlamentit Europian për përgjimet në masë të qytetarëve të Bashkimit Europian nga NSA dhe shërbimet sekrete të shteteve anëtare të BE. Që prej shtatorit të vitit të kaluar u zhvilluan 15 senaca dëgjimore. Parlamenti Europian do të duhet të aprovojë raportin në sesionin e 12 marsit në Strazburg.

Flaggen der Europäischen Union und der Vereinigten Staaten
Fotografi: AP

Rekomandimet për shtetet anëtare

Raporti i dërgon një sinjal të rëndësishëm Uashingtonit, sepse u rekomandon vendeve anëtare të respektojnë marrëveshjen tregëtare BE-SHBA për sa kohë që respektohen të dhënat e privatësisë së qytetarëve të BE-së. Dhe shton se rregullat e mbrojtjes së të dhënave duhet të diskutohen në mënyrë të veçantë me SHBA-në.. "Kërkesa jonë më e rëndësishme është respektiimi i Marrveshjes së Portit të Sigurtë që kemi me SHBA", tha për DW Jan Philipp Albrecht, deputet i Ekologjistëve në Parlamentin Europian. "Kjo do të thotë dhënie fund e lejimit të kompanive amerikane të mbledhin dhe të transferojnë të dhënat e europianëve. Ne po kërkojmë gjithashtu edhe respektim të marrveshjes SWIFT për të dhënat bankare."

Rapoteri Claude Moraes nga Partia Laburiste britanike shpreson që raporti të marrë mbështetjen e plotë të parlamentit. "Ne tani kemi një tekst që për herë të parë ka rekomandime të detuajra për zbulimet e Edward Snowden për spiunimet e NSA dhe një plan veprimi për të ardhmen", tha ai pas votimit.

MdEP Jan Philipp Albrecht
Jan Philipp AlbrechtFotografi: picture-alliance/dpa

Por sërish është në varësi të vendve anëtare nëse do të venë në zbatim propozimin e Parlamentit të BE. Axel Voss, nga kristiandemokratët gjermanë thotë se shpreson që vendet anëtare të kenë kurjaon e duhur për ta trajtuar çështjen dhe të zbatojnë ndryshimet e nevojshme.

Të ndarë për Snowden

Komiteti nuk ra në konsensus sa i përket amendamentit që i siguronte azil ish-kontraktorit të NSA, Edward Snowden. Pjestarë të ekologjistëve dhe liberalëve gjermanë kanë kërkuar që BE t'i sigurojë atij azil, por konservatorët janë skeptikë. Në një intervistë për DW, Voss tha se BE-ja nuk mund t'i sigurojë atij azil, sepse një gjë e tillë bëhet vetëm në nivel kombëtar.

Jan Philipp Albrecht kritikoi disa nga kolegët e tij, të cilët votuan për ta ‘lënë në baltë' informatorin Edward Snowden. "Unë mendoj se nëse Parlamenti Europian thotë se dokumentet që ai bëri publike janë të rëndësishme për ne në Europë, atëherë parlamenti duhet t'u kërkonte vendeve anëtare ta përfshinin atë në mbrojtjen e dëshmitarëve", tha ai për Deutsche Welle.

Deputetët kanë ftuar Edward Snowden të dëshmojë. Ai ka rënë dakord, por ka refuzuar të përgjigjet në lidhje direkte me video, për shkak se mund të zbulohet vendndodhja e tij. Ai do të japë dëshimnë e tij të shkruajtur ose me video të regjsitruar, në Strasburg më 24 shkurt ose më 6 mars në Bruksel.

'Britania vazhdon të shkelë të drjetat themelore të BE-së'

Raporti citonte gjithashtu edhe arrestimin David Miranda, partnerin e gazetarit të "The Guardian" Glenn Greenwald, i cili publikoi dokumentet e Snowden. Deputetët e Parlamentit Europian thanë se arrestimi i tij, bashkë me trajtimin e materialeve të poseduara prej tij sipas Ligjit të Terrorizmit Britanik dhe kërkesën për gazetën "The Guardian" të shkatërrojë materialet, shihen si ndërhyrje serioze në të drejtën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.

National Security Agency (NSA)
Fotografi: AP

Markus Beckedahl nga netzpolitik.org thotë se duhet të shikohet me kujdes roli i Britanisë në përgjimet e kryera. "Shërbimi sekret i një prej shteteve anëtare të BE, vazhdon të shkelë të drejtat themelore europiane. Kjo është arsye e mjaftushme për sanksione nga BE", thotë ai për DW.

Përpara Komitetit të Parlamentit Europain nuk është dhënë asnjë dëshmi nga drejtues të lartë të shërbimeve sekrete. "Do të jetë interesante për të parë në të ardhmen se si ka qenë i përfshire shërbimi sekret gjerman BND. Ajo që dimë të gjithë është se shërbimet sekrete gjermane, janë partnerë me kolegët e tyre në SHBA dhe Britani", kritikoi Beckedahl.

Komiteti sugjeron gjithashtu që ligjvënësit e BE të bien dakord në pikën që BE duhet të punojë drejt një zhvillimi të platformave të veta të të dhënave për të mbrojtur privatësinë e individëve në Internet. Ata propozojnë që Europa të zhvillojë zgjidhjet e veta të teknologjisë së informacionit. Ky treg pritet të jetë 151 miliardë Euro në vitin 2016.