1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti i Maqedonisë debaton marrëveshjen me Kosovën

Bahri Cani17 Tetor 2009

Në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Maqedonisë, deputetët e opozitës kanë kërkuar informacione shtesë për Marrëveshjen rreth demarkacionit të kufirit me Kosovën.

https://p.dw.com/p/K98X
Kryeministri Nikolla Gruevski në ParlamentFotografi: MIA

Senca e filluar nga mesdita për ratifikimin e marrëveshjes është ndërprerë për shkak se shumë opozitarë kanë kërkuar informacione shtesë, lidhur me përbërjen dhe domethënien e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit. Deputeti i liberaldemokrateve Andrej Zhernovski, kërkoi nga qeveria dëshmi se bëhet fjalë vetëm për shënim fizik të kufirit dhe jo ndryshimin e linjës kufitare.

“ Nëse bëhet fjalë për ndryshim të vijës kufitare, kjo marveshje do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën. Prandaj ne këtë ratifikim do ta nxjerim para Gjykatës Kushtetuese “, deklaroi Zhernovski. Edhe deputeti i socialdemokrateve Marjanço Nikollov vë shumë dyshime në korektësin e kësaj marveshjeje.

“ Sipas dokumenteve të dhëna nga Qeveria është evidente se ka ndryshim të vijës kufitare dhe atë më shumë se 150 metra. Pra këtu nuk bëhet fjalë për shënim fizik të vijës kufitare, por për ndryshimin e kufirit” thotë Nikollov.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër tokë nga territori i saj me demarkacionin e kufirit me Kosovën. Sipas tij, opozita manipulon dhe po e frikëson opinionin, për të përfituar poena politikë, në dëm të shtetit. Kryeministri Gruevski theksoi se me demarkacionin e kufirit me Kosovën mbyllet një çështje e rëndësishme politike dhe se ky vendim nënkupton stabilitet, ku asnjë palë nuk do të jetë humbëse.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Bahri Cani