1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Partia e Putinit "Rusia e bashkuar" fiton zgjedhjet

Nagel, Christina 2 Dhjetor 2007

Në zgjedhjet e shoqëruara me akuzat për manipulime, partia "Rusia e bashkuar " e presidentit Vladimir Putin siguron shumicën në parlament me 62.8 përqind të votave.

https://p.dw.com/p/CVpO
Vladimir Putin pas votimit
Vladimir Putin pas votimitFotografi: AP
Votimi të dielën (02.12) duhej të ishte për zgjedhësit një ditë sa më e bukur. Forcat e rendit mjaft miqësore u tregonin zgjedhësve rrugën për dhënien e votës në qendrën e votimit 2429 në një shkollë të Moskës. Në një cep të shkollës gazeta shitej me një çmim special dhe një kafene e vogël ofronte lëngje dhe ëmbëlsira, gjithashtu me një çmim ofertë. Presidenti Vladimir Putin duke dhënë votën vlerësoi përpjekjet e ndihmësve elektoralë: „Unë kam ndjenjën e festës. Falë Zotit lufta elektorale ka mbaruar. Jam i sigurtë, se zgjedhësit tashmë e kanë marrë vendimin e tyre. Tani ata vetëm duhet të vijnë të votojnë për partinë, programi i së cilës i ka bindur dhe për personat, të cilëve u besojnë.“
Russland Wahlkampf Wahlen Stimmzettel Wahlberechtigte studieren den Stimmzettel in Smolensk
Qendër votimi në fshatin Markovo, në Perëndim të RusisëFotografi: AP

Pjesëmarrje e gjerë në votime - zgjedhësit joshen nga atmosfera festive

Me lojrat llotari, në të cilat mund të fitohen makina dhe pajisje shtëpiake shoqëruar me muzikë e vallëzim, synohet që t´u krijohet zgjedhësve një atmosferë festive për t´i joshur ata që të japin votën. E në fakt kjo ka efekt, pjesëmarrja arriti në mbi 54 përqind, kuotë kjo shumë më e lartë krahasuar me katër vjet më parë.

Në qendrën elektorale 2429 një nga punonjëset e shërbimit elektoral, Natalja Tretishenka konstaton me kënaqësi: „Vëzhguesit e zgjedhjeve nuk kanë konstatuar asnjë shkelje të ligjit elektoral. Zgjedhësit janë mjaft aktivë. Ne nuk po ia dalim as të hamë drekë, sepse njerëzit vijnë papushim.“

1.000 ankesa për shkelje të ligjit elektoral

Vëzhguesit e ardhur prej bashkësisë së republikave të pavarura dhe përfaqësuesit e Kremlinit i vlerësojnë zgjedhjet ndryshe nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe politikanët e opozitës: Pranë organizatës Golos të fiancuar prej BE-së dhe SHBA janë regjistruar mbi 1.000 ankesa për shkelje të rënda të ligjit elektoral. Shumë njerëz kanë votuar nën mbikqyrje. Ndërsa të tjerëve u janë ofruar para në mënyrë që të votojnë për partinë e Putinit "Rusia e bashkuar".

"Ne nuk i shohim fletët e votimit"

E dyshimtë është edhe se sa të sigurta janë nga falsifikimet impiantet e reja të numërimit në disa qendra elektorale. Në qendrën elektorale 2429 ndodhen dy skanera që regjistrojnë fletët e votimit. Ndihmësja në këtë qendër Tretishenka thotë: „Në fund të ditës kompjuteri do t´i seleksionojë të gjitha. Ne as që i shohim fletët e votimit. Ka vetëm një protokoll, në të cilin shënohet, se për kë është votuar.“ Zgjedhësit kanë qenë nën presion të madh
Por ndoshta nuk është aq e nevojshme që të bëhen fallsifikime në stil të gjerë. Pjesërisht, sepse presioni ndaj zgjedhësve në fillim të votimeve ka qenë shumë i madh. Nga ana tjetër edhe sepse shumë zgjedhës votimet i konsiderojnë vërtetë si një referendum për presidentin Putin. Një zgjedhës thotë: „Nuk është ndonjë sekret i madh, për kë kam votuar unë: Për Putinin! Ne nuk kemi tjetër alternativë. Të tjerët nuk janë politikanë, por vetëm populistë.“ Për shumë qytetarë Putini është garancia për zhvillimin dhe stabilitetin.