1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NPD dështon në Gjykatën Kushtetuese

5 Mars 2013

NPD-ja dështon me përpjekjen e vet për të marrë dëshmi besnikërie ndaj kushtetutës prej Gjykatës Kushtetuese. Një konstatim i tillë nuk parashikohet në ligj, vendosi gjykata në Karlsruhe.

https://p.dw.com/p/17qcV
Fotografi: Getty Images

Partia ekstremiste e djathtë Nacionaldemokratike (NPD) dështoi me përpjekjen e vet që Gjykata Kushtetuese Gjermane t'i çertifikonte se kjo parti është besnike ndaj kushtetutës. Një konstatim i tillë nuk parashikohet në ligj, vendosi gjykata në Karlsruhe. Me këtë inkursion NPD-ja kishte reaguar ndaj paralajmërimit të landeve gjermane, për të kërkuar në Gjykatën Kushtetuese ndalimin e kësaj partie. Përveç kësaj gjykatësit hodhën poshtë akuzën e NPD-së se debati aktual për ndalimin e partisë ndikon faktikisht si një ndalim i kësaj partie. Organeve shtetërore nuk u ndalohet të debatojnë me objektivitetin e nevojshëm lidhur me argumentet pro dhe kundër procesit për ndalimin e partisë, theksoi gjykata.

NPD mbrohet nga përpjekjet për ta ndaluar
NPD mbrohet nga përpjekjet për ta ndaluarFotografi: picture-alliance/dpa

Partia Nacionaldemokratike kishte argumentuar se me pretendimin e vazhdueshëm të Parlamentit gjerman (Bundestag), të Dhomës së landeve të Parlamentit (Bundesrat) dhe të qeverisë gjermane shkeleshin të drejtat e NPD-së si parti. Dhoma e landeve e Parlamentit ka miratuar një mocion për ndalimin e NPD-së, i cili do t'i dorëzohet në muajt e ardhshëm Gjykatës Kushtetuese.

Autor: Elert Ajazaj (dpa)

Redaktoi: Auron Dodi