1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Partia Socialdemokrate Gjermane para ndryshimesh

6 Shtator 2008

Mediat njoftojnë se Ministri i Jashtëm, Frank Valter Shtajnmajer do të jetë kandidati për kancelar i socialdemokratëve. Ndërkaq kryetari i partisë Kurt Beck dha sot papritur dorëheqjen.

https://p.dw.com/p/FChW
Ndryshime në drejtimin e SPD-sFotografi: AP

Sipas informacioneve të ndryshme të mediave Partia Socialdemokrate Gjermane, SPD, gjendet përpara një ndryshimi dramatik në drejtimin e saj. Sipas njoftimeve kryetari i kësaj partie, Kurt Beck, dha papritur dorëheqjen. Pasues i tij në këtë post pritet të jetë ish-kryetari i partisë Franc Myntefering.

Nga ana tjetër bëhet e njohur se Ministri i Jashtëm gjerman, F.V. Shtajnmajer do të jetë kandidati i partisë socialdemokrate për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, ai që do të sfidojë kancelaren Merkel në keto zgjedhje. Për këtë kishin rënë dakord kryetari i partisë socialdemokrate, Kurt Bek dhe zëvendësi i tij, ministri i jashtëm, Shtajnmajer, njofton agjensia e lajmeve dpa. Shtajnmajer është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e re.

Kurt Beck, Sitzung des SPD Parteivorstandes 26. Mai 2008
Kurt BeckFotografi: Ap

Kurt Beck e synonte vetë kandidaturën për kancelar

Nga kreu i partisë socialdemokrate njoftohet se ka pasur bisedime intensive ditët e fundit për këtë temë, vetëm koha e publikimit ka qenë e paqartë. Njoftimet për zgjedhjen e Shtajmajerit si kandidat për kancelar konfirmohen edhe nga gazeta gjermane "Berliner Zeitung" dhe "Spiegel". Sipas disa mediave vendimi do të bëhet zyrtar të dielën gjatë kongresit të partisë socialdemokrate në Shilovsse pranë Berlinit. Njoftohet gjithashtu se vetë kryetari i Partisë, Kurt Bek, ka qenë i gatshëm për kandidaturën e kancelarit, por vlerat e pakënaqshme të sondazheve, duket se e bëjnë të pamundur këtë.

Në kongresin e partisë socialdemokrate në Shilovsee afër Berlinit, socialdemokratët po diskutojnë pikat kryesore të programit të tyre për zgjedhjet parlamentare të 2009-s. Më parë politikanë nga partia socialdemokrate ishin shprehur për zgjedhjen e shpejtë të kandidaturës së kancelarit.

Anëtari i kryesisë së socialdemokratëve, Jens Bullerjahn ishtë shprehur hapur më parë për emërimin sa më të shpejtë të Shtajnmajerit për kandidat. Revistës "Super Illu" ai i tha të shtunën se "koha deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është shumë e shkurtër".

Por politologët e paralajmërojnë partinë socialdemokrate për një emërim të nxituar të kandidaturës së kancelarit. Karl-Rufolf Korte gazetës "Neue Presse" në Hanover i ka thënë se "kjo kanditaturë duhet të publikohet, kur ajo të rrezatojë sukses, dinamikë për ndryshim, me qëllim që prej të kuptohet imazhi i fitimtarit. Aktualisht situata nuk është e tillë tek socialdemokratët, thotë politologu Korte.

MPJ Frank-Walter Steinmeier
MPJ Frank-Walter SteinmeierFotografi: AP

Shtainmajer - Reputacion gjithnjë në rritje

Frank-Valter Shtajnmajer ka qenë shef i kabinetit të kancelarit Schröder nga viti 1998 -2005 në zgjedhjet parlamentare në Gjermani. Nga hija e detyrës së shefit të kabinetit, ai doli pas krijimit të koalicionit të madh mes socialdemokratëve dhe Unionit kristiandemokrat, kur mori detyrën e ministrit të jashtëm gjerman. Që nga ajo kohë reputacioni i ministrit të jashtëm gjerman ka njohur vetëm rritje, si figurë politike ai ja doli të lerë pas vetë kryetarin e partisë socialdemokrate, Kurt Bek. Shtajnmajer është një nga përkrahësit dhe luftëtarët e reformës së nisur nga ish-kancelari Shrëder "axhenda 2010". Karriera e tij për një kohë të gjatë u zhvilluar nën hijen e Shrëderit. Shtajnmajer ka studiuar juridik dhe ka doktoruar në këtë fushë. Ai është i martuar me një juriste dhe ka një vajzë.

Shtajnmajeri gëzon popullaritet në Gjermani

Dëshminë më të fundit për popullaritetin e tij në Gjermani, Shtajnmajeri e mori edhe nga sondazhi më i fundit i qendrës gjermane Emnid. Gazeta gjermane "Bild am Sonntag" shkruan sot se shumica e gjermanëve dëshiron të shohë si kandidat për kancelar, ministrin e jashtëm Frank- Valter Shtajnmajer. Në sondazhin e Emnid, 54% e gjermanëve dhe 63% e zgjedhësve të socialdemokratëve janë pro zgjedhjes së Shtajnmajerit që këtë vit si kandidat.