1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasagjeri i padukshëm - Ebola në aeroporte

Sabrina Pabst17 Tetor 2014

Aeroporti i Frankfurtit, ndër më të mëdhenjë të botë është nyje e rëndësishme e fluturimeve. Njerëz nga e gjithë bota vijnë këtu, tani bashkë me ta edhe frika e infektimit me ebola.

https://p.dw.com/p/1DWx5
Aeroporti i Frankfurtit
Aeroporti i FrankfurtitFotografi: Daniel Roland/AFP/Getty Images

"Është një ndjenjë e çuditshme të shohësh kaq njerëz rreth e rrotull dhe të mos dish nga vijnë", thotë një grua e moshuar që qëndron bashkë me bashkëshortin e saj dhe valixhet në aeroportin e Frankfurtti. "Ebola është më pranë se mendojmë" thotë një nënë e shqetësuar.

150.000 pasagjerë qarkullojnë çdo ditë nga ky aeroport, ai nuk është vetëm vend lëvizjeje për qindra mijëra vetë, por edhe mundëi qarkullimi për shumë infeksione. Sipas një studimi të institutit MAx Planck, i cili ka marrë në shqyrtim lidhjet botërore të fluturimeve në aeroporte të ndryshme ndërkombëtare del se nga aeroporti i Frankfurtit sëmundjet infektive mund të përhapen me shpejtësi në aeropore të tjera. Por këtu duhet ndalur: Ebola nuk bën pjesë në këtë formë, thekson Betram Somieski, zëdhënës i institutit për informatikën në Saarbrücken. Sepse aeroportet gjermane nuk luajnë ndonjë rol, të madh në lëvizjet drejt Afrikës Perëndimore, shprehet Somieski.

Ebola si pasagjer?

Edhe fakti që Ebola nuk është një infeksion që përhapet përmes teshtimës është një e dhënë tjetër se përhapja e saj përmes aeroporteve nuk përbën ndonjë rrezik të madh. Ebola nuk përhapet nga një prekje e rastësishme, thotë virologu, Dr. Jürgen Rissland nga Klinika Universitare e Homburgut. Edhe në avion mundësia e infektimit është e vogël - një pasagjer duhet të kidhte kontakt me të vjellat apo gjakun e personit të infektuar.

Kontrolle në aeroportin e Nju Jorkut
Kontrolle në aeroportin e Nju JorkutFotografi: picture-alliance/Donna Burton/Cbp/Handout

Kështu mundësia e përhapjes së ebolas nuk është shqetësim i madh për autoritetet e aeroportit të Frankfurtit, ndryshe nga aeroportet në Kanada, Londër, Nju Jork, të cilët kanë vënë përdorim skanerat për të mënjanuar përhapjen e saj.

Shanse të vogla për zbulimin e rasteve të ebolas

Thomas Eric Duncan, personi që u sëmur me ebola në Liberi dhe mbërriti në SHBA më 8 tetor tregoi se sa të vogla janë mundësitë e zbulimit të menjëhershëm të saj. Teorikisht një person i infektuar me ebola mund të hyjë në Europë dhe të sëmuret pas tre javësh. Prandaj ministri i Shëndetësisë të Hesenit refuzon matjen e temperaturë së pasagjerëve. Për Pheoenix ai shprehet se matja e temperatuës nuk është vendimtare, por simptomat e ebolas. Ndërsa Franca dhe Çekia duan t'u bëjnë një vizitë më të imtë mjekësore personave që vijnë nga vendet e prekura. Ministrat e Shëndetësisë së BE u konsultuan të enjten për mënyrën e procedimit të aeroportet europiane. Synimi është sensibilizimi më i madh i udhëtarëve. Por edhe pse nuk ka arsye të krijohet panik, tek pasagjerët europianë frika eksziton.