1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

260911 Libyen Unsicherheit

26 Shtator 2011

Në Libi do të mblidhet më herët se ç'pritej qeveria tranzitore. Fillimisht ajo do të formohej pas përfundimit të luftimeve në vend. Por mbështetësit e Gadafit po vazhdojnë të sulmojnë nga Algjeria fshatrat kufitarë.

https://p.dw.com/p/12gcn
In this photo released by China's Xinhua News Agency, a fighter of Libya's ruling National Transitional Council (NTC) fires a RPG rocket at pro-Gadhafi forces during heavy battles at the entrance of Al-Etha'a street, about 7 kilometers (4 milers) from the heart of Sirte, Libya, Saturday, Sept. 24, 2011. With NATO jets roaring overhead, Libya's revolutionary forces have been fighting their way into Moammar Gadhafi's hometown in the first significant push into the stubborn stronghold in about a week. (AP Photo/Xinhua, Amru Salahuddien) NO SALES
Sa herë që ka lajme të mira në Libi festohet shpesh me të shtëna në ajërFotografi: AP Photo/Xinhua

Kur Tripoli u trondit nga disa shpërthime në fundjavë, shqetësimi qe i madh në kryeqytetin e Libisë. Disa patën frikë se Gadafi kishte dërguar atentatorë. Pastaj doli se një depo municionesh kishte shpërthyer. Arsyeja nuk dihej. Shqetësimi u kthye në lehtësim, kur u pa se asgjë nuk kishte ndodhur. Kishin qenë të shtëna gëzimi me përshendetje kallashnikovi.

Sa herë që ka lajme të mira në Libi festohet shpesh nga njerëz që qëllojnë në ajër. Por të gjithë plumbat e gjuajtur kthehen mbrapsht, në rastin më të mirë në tokë, por shpesh ato plagosin, apo vrasin njerëz. Libia është një vend me shumë armë, ndër të tjera për shkak se regjimi i vjetër këtë verë u shpërndau të gjithë qytetarëve armë automatike, me shpresë se ato do të përdoreshin pro dhe jo kundër aparatit shtetëror të Gadafit.

epa02929555 A Libyan rebel looks as rebels search for suspected loyalists of fugitive leader Muammar Gaddafi in Sabha, Libya, on 20 September 2011. According to media sources on 22 September, rebel commanders said their forces were in full control of Sabha in the country's desert south, and had tightened their grip on three entrances to Sirte, Gaddafi's hometown, on the Mediterranean coast. EPA/IVAN LABIANCA +++(c) dpa - Bildfunk+++
Libia është një vend me shumë armëFotografi: picture-alliance/dpa

Në mesin e atyre, që çdo natë qëllojnë nga gëzimi në Tripoli, janë si qytetarë të rëndomtë, ashtu edhe revolucionarë. Ata kanë ardhur nga të gjitha pjesët e vendit për të mbrojtur kryeqytetin. Për përveç policëve të trafikut, aktualisht në Libi nuk ka forca të rregullta të policisë. Kjo do të thotë se de facto vendin e kontrollojnë milicët. Që të vendosë nën kontroll këto probleme të sigurisë, thotë Ahmed Rahman Geaja, është detyrë e qeverisë kalimtare, por kur ajo ta këtë bërë punën e saj jeta do të bëhet përsëri normale, thotë Geaja.

Geaja është njëri prej 21 anëtarëve të Këshillit të Përkohshëm të Tripolit - një lloj bashkie provizore në kryeqytet. Një nga detyrat e saj është të organizojë strehimin për njerëzit, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar gjatë luftimeve. Vetëm në rrethinat e Tripolit ai ka strehuar 120 familje në shtëpi kontenierë dhe rreth 500 familjeve gjithsej ka mundur t'u ndihmojë. Detyra e tij e dytë është më e vështirë: çdo ditë tek ai vijnë njerëz, të cilëve regjimi i Gadafit u ka marrë tokat dhe tani këta njerëz duan pronën e tyre. Ai vetëm mund të përpiqet t'i qetësojë ata, çështjet e pronësisë pas shpronësimit duhet të rregullohen përmes një ligji, që duhet ta përpilojë qeveria tranzitore. Ka mijëra raste, thotë Geaja.

Qeveria kalimtare përballet me sfida të mëdha: ajo duhet të përgatisë një kushtetutë të re dhe të shkruajë ligje të reja - për pronësinë e armëve, zgjedhjet, ujin, naftën, apo edhe për pronën. Ajo duhet të reformojë sistemin gjyqësor, të integrojë revolucionarët në forca të rregullta sigurie dhe të ndërtojë një aparat të ri nëpunësish. Dhe qeveria tranzitore duhet të shpërndajë në mënyrë të arsyeshme paratë, që bashkësia ndërkombëtare ua ka premtuar libianëve - por që nuk i ka paguar.

A convoy of Libyan fighters heads to to the frontline in Bani Walid, at a checkpoint in Wadi Dinar, Libya, Friday, Sept. 16, 2011. Moammar Gadhafi supporters put up fierce resistance against offensives trying to storm two strongholds Friday, forcing revolutionary fighters into retreat in the mountains and turning Gadhafi's seaside hometown into an urban battlefield of snipers firing from mosques and heavy weapons rattling main boulevards. (Foto:Alexandre Meneghini/AP/dapd)
LibiFotografi: dapd

Aktualisht ka ende donacione nga njerëzit e biznesit, të cilat Ahmed Rahman Gaeja ua shpërndan atyre, që kanë mbetuar të pastrehë për shkak të luftës. Ai është vetë një nga këta patronë të pasur - në jetën civile është argjendar, punën në bashkinë provizore të Tripolit, ai e bën në bazë vullnetare. Geaja thekson, se ai u ndihmon njerëzve të tij, sepse e do Libinë, por edhe se ai është i interesuar edhe për sigurinë dhe stabilitetin.

Dihet që të gjithë njerëzit në Libi kanë armë. Dhe shumë lehtë revolucionarët apo qytetarët e zakonshëm në vend të të shtënave të përditshme të gëzimit mund t'i përdornin këto armë, edhe për të shprehur pakënaqësinë për mungesën e punës së një qeverie të përkohshme.

Autor: Björn Blaschke
Redaktor: Angjelina Verbica