1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypi gjerman (20.06.2008)

Ahmeti, Esat20 Qershor 2008

Temë qendrore në të përditshmet e sotme gjermane është samiti i BE-së që dje (20.06.) përfundoi punimet në Bruksel.

https://p.dw.com/p/ENiY

Lidhur me samitin e BE-së fillimisht në 'Stuttgarter Zeitung' lexojmë:


"Edhe pse qeverisë irlandeze mund t'i lihet ende kohë në dispozicion deri sa të janë tharë plagët dhe të jenë gjetur rrugëdalje nga situata aktuale, prapëseprapë nuk ka laternativë për një referendum të dytë. Kjo për faktin se marrëveshja e Lisbonës duhet të ratifikohet nga të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo nuk mund të anashkalohet. Qeveria në Dublin nuk do të jetë në gjendje që thjeshtë në vjeshtë t'i shtroj popullit të njëjtën pyetje për të cilën morri një JO në mes të qershorit. Por në fillim të vitit të ardhshëm irlandezët duhet të pozicionohen. Ata nuk guxojnë të presin që 26 partnerët e tjerë do të pranojnë bllokadën për një kohë të pacaktuar", thuhet ndër të tjera në komentin e gazetës 'Stuttgarter Zeitung'.


Po për të njëjtën temë nga 'General-Anzeiger' e Bonnit shkëpusim:


"Respekt për rezultatin e referendumit në ishullin e gjelbër, mirëkuptim për udhëheqjen çeke e cila për asnjë moment me asnjë fjali të vetme nuk guxon të krijoj përshtypjen se do t'i marr nga duart vendimin e gjykatës së lartë kushtetuese apo ta shoh atë si të parëndësishëm. Bashkimi Evropian është forcuar më shumë se sa kanë dëshiruar kundërshtarët e tij", konkludon në numrin e saj të sotëm 'General-Anzeiger'.


Dhe për fund në 'Darmstädter Echo' vërejmë:


"Kritikët nuk guxojnë të shajnë vetëm Bashkimin Evropian. Unioni mund të punoj mirë vetëm atëherë kur qytetarët e tij të kenë vullnetin për tu informuar. Greminat nuk janë të hapura vetëm në Irlandë ku shumë të rinjë votuan kundër marrëveshjes së reformave dhe shumica e lektoratit e injoroi plotësisht atë. Për disa qytetarë kjo duket çështje e thjeshtë por marrëveshja evropiane duhet të balancohet gjithnjë nga 27 vendet anëtare. Kriza e fundit tregon edhe njëherë se pa njerëzitë Evropa nuk vlen asgjë", thekson 'Darmstädter Echo'.