1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman (19.06.2008)

18 Qershor 2008

Samiti i BE-së dhe dështimi i referendumit në Irlandë janë temë qendrore në të përditshmet e sotme gjermane

https://p.dw.com/p/EMTj

Në 'Der Tagesspiegel' të Berlinit lidhur me këtë lexojmë:


"Nëse në samitin e BE-së do të shikohet se edhe sa jetë ka mbetur në marrëveshjen e Lisbonës, atëherë dilema mund të jetë edhe më e madhe. Nga njëra anë kryetarët dhe kryeministrat e vendeve anëtare duhet t'i përmbahen marrëveshjes së Lisbonës pikërisht për faktin se ajo ndihmon BE-në për më shumë demokraci, qytetarëve dhe parlamenteve iu ofron mundësi më të mëdha për ndikim. Nga ana tjetër ata nuk mund të injorojnë JO-në iralndeze. Nëse në Irlandë vie deri tek një referendum i dytë atëherë Bashkimi Evropian do të përballet me akuzën se provon të ndryshoj vullnetin e popullit", shkruan 'Der Tagesspiegel'.


Po për të njëjtën temë nga 'Mittelbayerische Zeitung' shkëpusim:


"Edhe një takim i nivelit të lartë po kthehet në samit krize. Shefat e qeverive luajnë rolin e zjarrëfikësve të cilët duan të shuajnë zjarrin që ka kapluar shtëpinë. Eshtë fatale që problemet e vërteta të cilat po shqetësojnë aktualisht njerëzitë në Evropë po mbeten nën hije. Çmimet marramendëse të naftës, rritja e çmimeve të derivateve të saj, zvogëlimi i fuqisë blerëse, shkalla e lartë e papunësisë tek të rinjët, ndarja e shoqërisë në të varfër dhe të pasur janë problemet e vërteta", lexojmë në 'Mittelbayerische Zeitung' të Regensburgut.


Dhe për fund shfletojmë 'Aachener Zeitung':


"Bashkimi Evropian është një histori suksesi. Po mos të ishte kështu ai nuk do të mirrej si model shembull për krijimin e Unioneve në Afrikë, Amerikë Latine dhe Azi. Vetëm në Evropë po shtohet dyshimi, po fitojnë skeptikët dhe po dështojnë referendumet... A do të thotë kjo se po ngrihet marrëveshja... Ndoshta kjo do të ishte rruga më e mirë që në negociatat e reja të flitet qartë për një Evropë të dy shpejtësive. Përpilimi i një katalogu me oferta dhe obligime në bazë të së cilit secili vend do të vendoste se ku e ka vendin", shkruan 'Aachener Zeitung'.