1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pavarësisht moshës, autorët duhet të ndëshkohen

13 Maj 2009

Në shtypin gjerman të së mërkurës gjen jehonë ekstradimi nga SHBA në Gjermani i të akuzuarit për krime naziste, John Demjanjukut

https://p.dw.com/p/Hp0k
John Demjanjuk
John Demjanjuk

"Berliner Morgenpost" shkruan: "Padyshim është e drejtë, që rasti të gjykohet në Gjermani. Holokasuti ishte një tmerr, një krim unikal dhe vrasja nuk vjetërohet, ajo mund të gjykohet kurdoherë. Pavarësisht në ç' moshë janë autorët ata duhet të ndëshkohen për aktet e tyre. Siç ka theksuar me të drejtë Presidentja e Këshillit Qendror të Hebrejve në Gjermani, në këtë rast nuk kemi të bëjmë me hakmarrje, por me drejtësi. Nëse prokuroria mund t' i prpvojë pa asnjë dyshim akuzat, atëherë Demjanjuk duhet të shpallet fajtor dhe të dënohet. Sepse edhe kriminelët e luftës duhet ta dinë përse ky proces është kaq i rëndësishëm: Të gjithë nacionalsocialistët që jetojnë duhet ta dinë, se ata duhet të përgjigjen para drejtësisë për krimet e tyre."

Gazeta "Flensburger Tageblatt" komenton: "Për aq sa do ta lejojë gjendja shëndetësore e tij do të ketë një proces gjyqësor kundër John Demjanjuk-ut. E kështu është mirë. Por është gabim të presësh, që me këtë do të dënohen autorët e fundit të mëdhenj, të makinerisë vrasëse të nacionalsocialistëve. Demjanjuk, sipas vlerësimit të akuzës, ishte një i ashtuquajtur ndihmës i vullnetshëm në kampin e vdekjes Sobibor. Si rob ukrainas lufte, specializimi në SS ishte rruga për t' i shpëtuar vdekjes. Kjo vështirë se do ta zbusë fajin e tij, por një fakt i tillë e rendit atë ndryshe nga të tjerët në hierarkinë e terrorit." (vfb/aca/dpa)