1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Peer Steinbrück - Socialdemokrati konservator

Wolfgang Dick22 Shtator 2013

Kandidati i socialdemokrëtave për kancelar e ka përjashtuar kategorikisht futjen në një koalicion me CDU-në dhe kancelaren Merkel.

https://p.dw.com/p/19m38
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në intervista e ka përsëritur gjithmonë se partitë demokratike duhet të jenë të gatshme për koalicione, por gjatë fushatës zgjedhore tha se për të personalisht ka vetëm një zgjidhje. Koalicioni i SPD me ekologjistët dhe ai si kancelar. Sondazhet e pavolitshme ekonomisti 66-vjeçar Peer Steinbrück i ka injoruar. Ai vazhdoi rrugën e tij edhe kur të tjerët thonin se po bën shumë gabime dhe po krijon imazh negativ. Steinbrück ka treguar edhe më parë se nuk dorëzohet. Si nxënës ka pasur nota të dobëta në matematikë dhe ka përsëritur dy herë klasën deri në maturë. Megithatë ka arritur deri lart. Prej ndihmësreferentit në Zyrën e Kancelarit, nëpër pozicione të ndryshme në ministri e deri tek kryeministri i Renanisë Veriore-Vestfalisë. Në fund si ekspert i njohur për financa ai u bë edhe ministër i Financave në koalicionin e madh mes CDU dhe SPD (2005-2009).

Bundestagswahl 2013 Kombobild Steinbrück Merkel
Fotografi: picture-alliance/dpa

Reportet Steinbrück - Merkel

Në këtë post Steinbrück zhvilloi një raport mirëbesimi të plotë me kancelaren Angela Merkel. Ata kanë respekt për njeri-tjetrin dhe nuk kufizohen vetëm me interesat e partiake. Me shpërthimin e krizës financiare në vitin 2009, shumë gjermanë ishin të mendimit se duhen tërhequr paratë nga bankat. Në një prezantim të përbashkët, Merkel dhe Steinbrück garantuan se paratë e tyre janë të sigurta dhe se s'ka nevojë për panik. Por Peer Steinbrück e ka thënë shumë hapur gjatë fushatës se nuk do të futet sërish në një kabinet me Merkel. "Nuk dua më. Ne nuk jemi vetëm shërbëtorë idiotë për të tjerët."

Wahlkampfveranstaltung SPD Peer Steinbrück
Fotografi: picture-alliance/dpa

Mangësitë politike të Steinbrück-ut

Steinbrück në politikë vlerësohet si i vrazhdë, tingëllon si mësues dhe nuk është diplomatik. Ai thotë hapur se çka mendon. Bashkëpuntorët e tij e cilësojnë si shumë të angazhuar dhe si një njeri që shpesh nuk ka durim. Kur ra fjala për personat që bëjnë evazion fiskal dhe u shmangen tatimeve duke i kaluar paratë e tyre në Zvicër, ai kërcënoi me masa të dhunshme. Ai foli madje për një "kavaleri që duhet të marshojë drejt Zvicrës", gjë që nuk u prit mirë nga ky vend.

Steinbrück mund të cilësohet si socialdemokrat konservator. Që në kohën e angazhimit të tij politik në Renaninë Veriore Vestfali ai ka mbështetur "Agjendën 2010". Ish-kancelari Gerhard Schröder donte që ta reformonte tregun e punës me masa drastike. Steibrück ishte dakord me masat të cilat lavdërohen sot edhe prej CDU-së. Papunësia është ulur shumë, por punëdhënësit i kanë shfrytëzuar këto rregulla dhe 20% e punëtorëve sot në Gjermani marrin rroga të cilat nuk mjafojnë për të bërë një jetë normale.

Peer Steinbrück ka pranuar gjatë fushatës se: "Këtu ka pasur gjëra shumë të rëndësishme që janë bërë gabim. Shoqëria kërcënohet nga përçarje të mëtutjeshme". Steinbrück angazhohet për një ekonomi sociale të tregut, ku mirëqenia e përgjithshme ka prioritet. Kritikët e quajnë si jo të besushme këtë kthesë të Peer Steinbrückut.

Qëndrimet ndaj së Majtës

Biri i një familje me standard të mirë në Hamburg ai i ka shijuar përparësitë e kapitalizmit që në fëmijëri. Kur ishte nënës ai filloi të punonte si roje në një parking biçikletash dhe veturash dhe u bë shpejt përgjegjës i parkingut. Në moshën 20 vjeçare u anëtarësua në SPD. Idhulli i tij ishte Willy Brandt. Steinbrück ishte i impresionuar me politikën e Brandit ndaj lindjes dhe Bashkimit Sovjetik. Edhe sot ai citon një fjali të Willy Brandt: "Duhet të luftosh, sepse asgjë nuk është e vetëkuptueshme".

Bilderegalerie Deutschland Politiker Fahrrad Peer Steinbrück
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kur socialdemokratët i humbën zgjedhjet e vitit 2009 u duk se Peer Steinbrück u largua pak nga politika. Ai ishte një deputet normal dhe shpalli largimin nga politika e lartë. Në këtë kohë ai ka shkruar një libër ("Unterm Strich") për kohën sa ishte në qeveri dhe ka punuar me honorare nëpër universitete. As në vitin 2010 Steinbrück nuk e besonte se do t'i kthehej politikës së lartë. Por gjërat u zhvilluan krejt ndryshe. Ai është kandidati i SPD për postin e kancelarit të Gjermanisë.