1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Die US-Regierung will ausländische Investitionen förder

Angelina Verbica9 Tetor 2011

Për shkak të kushteve të këqia ekonomike dhe papunësisë qeveria amerikane synon të tërheqë investorë të huaj dhe kërkon këshillë nga firmat gjermane.

https://p.dw.com/p/12oVb
Wallstreet Protest
Wallstreet ProtestFotografi: dapd

"Kurrë nuk do të kisha menduar se një ditë do të kërkoja nga Sony Ericsson dhe Rolls Royce për të investuar në SHBA", tha Jeff Immelt, kryetari i koncernit amerikan, General Electric, në mes të të qeshurave të shefave të firmave dhe të ekspertëve të ekonomisë. Takimi u zhvillua në dhomën elegante Benjamin Franklin të Ministrisë së Jashtme. Mikpritësja ishte ministrja e Jashtme Hillary Clinton. Tema: nxitja e investimeve të huaja.

Situata është aq serioze, saqë nga konkurrentë bëhen aleatë, së paku përkohësisht. Sepse me një kuotë papunësie 9,1%  nuk ka më rëndësi se nga cili vend është firma, që u sjell amerikanëve paga dhe bukë. Ndoshta, mendojnë pjesëmarrësit, është gjithsesi koha për t'u distancuar nga termi “ i huaj”, kur kompanitë operojnë në mbarë botën dhe kanë qendra në më shumë se një vend.

SHBA kanë humbur atraktivitetin

Kodak Chef Antonio M. Perez
Shefi i Kodakut Antonio M. PerezFotografi: dpa - Report

Koha për arrogancë ka kaluar me kohë. Antonio Perez, shef i kryesisë së Kodak, si anëtar "këshillit për punë dhe aftësi konkurruese” të presidentit Obama, shpjegoi qartë: “Ne nuk mund të ndajmë më botën në SHBA, Evropë dhe "pjesa tjetër e parëndësishme". SHBA dhe Evropa kanë ende gati 50 për qind të fuqisë blerëse të botës, por këtu jeton vetëm 17 përqind e popullsisë dhe "pjesa tjetër e botës", po i arrin ato shpejt në të dyja fushat. Dhe është lehtë për të kuptuar pse. Sepse në qoftë se Perez flet në SHBA për "kushtet e shkëlqyera të investiemeve", shefat e tjerë të koncerneve, në rradhë të parë gjermanët, ia lejojnë vetes të kundërshtojnë me edukatë, por në mënyrë të vendosur.

"Në Evropë është ndjenja, se këtu trajtimi nuk i barabartë, se kompanitë amerikane janë më të preferuara", tha Peter Solmssen, anëtar i bordit të Siemens AG. Por kompania ndihet "shumë amerikane", me 65.000 të punësuar në SHBA, në miliarda fitime dhe eksporte me vlerë 2 miliardë dollarë. Por kolegët thonë se sidomos "Buy American Act", rregullat ligjore, nga të cilat me kontrata qeveritare privilegjohen produktet amerikane, i bëjnë të rrudhin ballin shumë menaxherë në qendrat e koncerneve.

Iniciativa e Obamës "Select USA" synon të ndihmojë

Selia e koncernit ThyssenKrupp në Gjermani
Selia e koncernit ThyssenKrupp në GjermaniFotografi: AP

Ndihmë do të japë iniciativa qeveritare "Select USA", e themeluar pak muaj më parë. Punonjësit e saj duan t'u sinjalizojnë firmave të huaja, se ata janë të mirëseardhura dhe kanë mbështetje logjistike në investime. Dhe si zakonisht në shtetet e tjera edhe ministrat duhet të marrin në dorë telefonin për të bindur shefat e firmave të huaja, se ia vlen për të investuar në SHBA.

Sipas Ministres amerikane të Tregtisë, Rebecca Blank, investimet e huaja arrijnë në 2.3 trilionë dollarë amerikanë. "Këto kompani paguajnë mbi mesataren dhe financojnë më shumë se 5 milionë vende pune në të gjitha 50 shtetet," thotë ministrja. Por shifrat janë në rënie. Një dekadë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr 25 për qind të investimeve globale, në vitin 2009 kanë qenë vetëm dymbëdhjetë për qind.

Shumë pak punëtorë të specializuar

Koncerni BASF në Ludwigshafen
Koncerni BASF në Ludwigshafen

Ajo, që mungon në Amerikë, ndryshe nga në Kinë dhe Indi, janë punëtorët e kualifikuar. Martin Daum, presidenti Daimler Trucks në Amerikën e Veriut, shton: "Kur është fjala për një inxhinier, apo shkencëtar, nuk duhet të kërkoj jashtë SHBA". Një punëtor të kualifikuar ai do ta gjente në Meksikë, por jo në SHBA. Këtu punëtorëve shpesh u duhen mësuar njohuritë elementare në matematikë dhe drejtshkrim. Kjo e kufizon rritjen e kompanive, mendon Daum: "Unë mund të ngre fabrika meksikane 3-4 muaj më shpejt se sa amerikane, ku punëtorët duhet të arsimohen." Këto punë paguhen mirë nga firmat e huaja me një rrogë mesatare prej 77.000 dollarë, thotë Matt Slaughter, ekonomist në Universitetin e Dartmouth.

Kosto të larta, infrastrukturë e dobët

Menaxheri i Daimlerit Daum ka edhe shqetësime të tjera: kostot në rritje të sigurimit shëndetësor. "Ne shohim një rritje shtatë për qind për çdo vit," kritikoi ai. Në afat të gjatë kjo nuk përballohet dhe do të kushtojë vende pune, sidomos të punëtorëve të pakualifikuar. Edhe rregullat e komplikuara e të shtrenjta për marrjen e vizave u krijonë kompanive probleme. Hans-Ulrich Engel, shefi i financave të BASF, thekson një tjetër pengese nga këndvështrimi i tij qendrore: infrastruktura e dobët e vendit. "Për problemet e tjera ne si kompani gjejmë zgjidhje," thotë ai. Infrastruktura e mirë dhe çmimet e lira të energjisë mund të jenë një nxitje e madhe për të investuar. Koncerni BASF bën një të katërtën e shitjeve të tij në SHBA dhe punëson këtu 14.000 punonjës.

Autore: Christina Bergmann/Angjelina Verbica

Redaktoi: Pandeli Pani