1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

090711 Deutschland Entwicklungspolitik Afrika

11 Korrik 2011

Në mes të qershorit qeveria federale vendosi konceptin e saj për Afrikën. Një muaj më vonë kancelarja gjermane Merkel udhëton për në Angola, Kenia dhe Nigeri. Interesat ekonomike do të jenë në qendër të bisedimeve.

https://p.dw.com/p/11t8N
Plantacion orizi në Mali.
Zgjidhjet për problemet e Afrikës nuk mund të vijnë vetëm nga jashtë!Fotografi: DW

Kontinenti ka në dispozicion shumë lëndë të para që vendet në zhvillim dhe të industrializuara i kanë lakmi. Vendet afrikane vetë përfitojnë shumë pak nga pasuritë e tyre natyrore. Si mund të ndryshojë kjo? Për këtë diskutuan më 6 korrik në Berlin politikanë dhe ekspertë nga Gjermania dhe Afrika.

Kaq shumë vizitorë nga Afrika janë parë rrallë në Reichtag, në ndërtesën e parlamentit gjerman. Rast ishte një konferencë mbi perspektivën afrikane për një zhvillim më të qëndrueshëm qysh prej samitit për zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit në Rio në vitin 1992. Ftesa ishte bërë nga grupi parlamentar i partive qeverisëse kristiano-konservatore CDU/CSU.

Ekspert për politikën e zhvillimit dhe të mjedisit ishte Christian Ruck, i cili e njeh shumë mirë Afrikën. Për një periudhë të gjatë ai ka bërë aty kërkime për bazën e doktoraturës së tij mbi efektet ekonomike të parqeve nacionale në vendet në zhvillim.

Jo çdo zgjidhje mund të vijë nga jashtë

Pra nuk është një frazë boshe nëse Ruck pyet pse në Afrikë ka kaq pak zhvillim në dallim me disa vende të Azisë Juglindore, megjithse para një gjysmë shekulli kanë qenë në kushte të ngjashme? Përse nga kjo pasuri natyrore dhe më lëndë përfitojnë kaq pak njerëzit?

Eshtë një e vërtetë që e dijnë të gjithë, se zgjidhja e problemeve afrikane nuk mund të vijë nga jashtë, as nga evropianët apo amerikanët, as nga japonezët apo kinezët:

"Përkundrazi zgjidhjet janë para së gjithash aty, nga vetë Afrika nga ku ato vijnë, nga nevojat lokale dhe rajonale dhe kushtet, ku zhvillohet politika e Afrikës."

Krizë thatësire në Kenia.
Në Kenia, stacioni i paër i vizitës së Merkelit në Afrikë, njerëzit vuajnë nga katastrofat natyrore.Fotografi: dapd

Ambasadorja e Ruandës në Gjermani, Christine Nkulikiyinka, ndan të njëjtin mendim. Sipërmarrësja ka studiuar në universitetin e Ludvigshafenit për kimi dhe prej vitit 2006 deri në 2009 ka punuar si këshilltare në Gjermani:

"Ne kemi zgjidhjet tona lokale që ka gjasa që për shkencëtarët këtu të mos jenë fare të kuptueshme. Por ato janë shumë mirë të përshtatshme për të zgjidhur ne vetë problemet tona. Ne duhet të mbajmë traditat tona dhe nuk do të pranojmë asgjë nga jashtë, për të shkuar përpara."

Afrika të marrë në duar fatet e saj

Një ndryshim të perspektivës së gjithanshme paralajmëron edhe presidenti i Bankës afrikane për Zhvillim, Donald Kaberuka. Eksperti për ekonominë me origjinë nga Ruanda mbahet si një nga pionierët për rindërtimin e vendit të tij pas luftës civile në vitet 1990. Në postin e tij si ministër i Ekonomisë dhe Financave në 2005, falja e borxheve ishte në kuadër të iniciativës për vendet e varfëra me borxhe të larta:

"Të kuptuarit tonë për ndihmat është që duhet të ketë një fund të një programi të mirë ndihmash. Ne duhet të përpiqemi vetë për tregtinë dhe investimet, që të arrijmë një infrastrukturë të mirë dhe të krijojmë një potencial të mirë ekonomik ...", kërkoi Kaberuka, por jo më pak përgjegjësi personale të vendeve afrikane.

Kombet donatore në bashkëpunimin për zhvillim folën lidhur me atë " të një qeverisje të mirë", por që shpesh është ende larg. Por nga ana tjetër, kreu i Bankës Afrikane për Zhvillim kërkoi edhe tek qeveritë e huaja dhe sipërmarrjet e huaja më shumë drejtësi kur është fjala për shfrytëzimin e lëndëve të para, sidomos të naftës dhe gazit.

Në të kaluarën ishte rregull që sipërmarrjet që operojnë në Afrikë dhe bëjnë biznes kryesisht mbahen sekret. Pasuritë natyrore shpesh i përfitojnë vetëm elitat e korruptuara lokale dhe koncernet e paskrupullta. Kjo duhet të ndryshojë në të ardhmen - pa marrë parasysh, nëse patnerët e marrëveshjeve vijnë nga Evropa, Amerika, Kina apo India: "Kontratat duhet të bëhen transparente. Shumë kompani refuzojnë që të publikojnë informacione të tilla."

Günther Nooke, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Afrikën.
Günther Nooke, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Afrikën.

Günter Noke flet për "kinezët e paskrupullt"

Idetë e Kaberuka-sit përputhen në thelb me ato të të ngarkuarit për Afrikën nga qeveria gjermane, Gunter Nooke. Megjithatë, kristiandemokrati paralajmëroi që të mos hiqet dorë nga aktivitetet ekonomike, edhe në rast se kushtet nuk përputhen me standardet perëndimore:

"Unë do të isha më shumë për një strategji të unifikuar. Ekonomia ka nevojë për një kornizë kushtetuese, për të cilën ata duhet edhe t'i përmbahen. Por në qoftë se nuk ekziston, ne nuk duhet të lëmë biznesin, për shembull, në industrinë e minierave ndonjë kinez të paskrupullt. Kjo do të ishte po ashtu zgjidhje. Ekonomia gjermane nuk ka asgjë në qoftë se, për shembull, brazilianë apo kinezë nëpërmjet kontratave të errëta apo kushteve të veçanta marrin lëndë të parë të lirë nga Afrika, nga të cilat ne ende nuk dijmë asgjë. Kjo nuk është e mirë për aftësinë konkurruese të ekonomisë gjermane."

I ngarkuari i qeverisë gjermane për Afrikën dhe ish i ngarkuari për të drejtat e njeriut, Nooke në frymën e konceptit politik për Afrikën të prezantuar në qershor interesohet veçanërisht për sigurinë e furnizimit me lëndë të para për Gjermaninë e varfër në burime.

Autor: Marcel Fürstenau / Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: E. Xhani