1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pieter Feith administratori i BE-së në Kosovë

20 Shkurt 2008

Feith: Jam përgjegjës për të gjithë Kosovën, edhe për territoret e banuara nga serbët.

https://p.dw.com/p/DAaW
Pieter FeithFotografi: AP

Hollandezi Pieter Feith do të jetë administratori i BE-së në Kosovë dhe do të mishërojë atje mbikqyrjen e BE-së për procesin e pavarësisë. Diplomati evropian konsiderohet si manaxhues me përvojë i krizave. Pieter Feith ka mbërritur në Kosovë të martën në suitën e Javier Solanës. 63 vjeçari është caktuar i ngarkuari i posaçem i BE-së për Kosovën, por në këtë mënyrë edhe për bashkësinë ndërkombëtare, sepse BE-ja merr përsipër një lloj përgjegjësie për Kosovën, përkundër rezistencës serbe dhe ruse.

Pieter Feith si i ngarkuar special për Kosovën duhet të kujdeset që me të vërtetë të krijohet një shtet i aftë për të jetuar, nga i cili askush nuk duhet të ketë frikë.

"Ndryshimi qëndron në faktin, se OKB-ja ka pushtetin ekzekutiv si instanca më e lartë. Ajo ka kontrollin mbi vendin. BE-ja do të japë mbështetje dhe konsultim. Sepse qeverisë së re të pavarur në Kosovë i duhen dhënë kompetenca. Dhe ne këshillojmë."

Këtu flet diplomati, i cili do të presë një herë, se si sillen kosovarët. Sepse edhe ai mund të intervenojë sipas vullnetit të BE-së, të shfuqizojë ligjet, të veprojë kundër korrupisoni, të vendosë se kush merr cilin post në Kosovë.

Si përfaqësuesi më i lartë i BE-së ai do të jetë edhe shefi i zyrës ndërkombëtare për administrimin e Kosovës, ICO, në të cilën punojnë rreth 300 vetë. Paralelisht me këtë evropianët ngrejnë misionin civil EULEX me rreth 2000 gjykatës, prokurorë, policë dhe doganierë. Ky mision drejtohet nga gjenerali francez Kermabon.

Hollandezi Feith gëzon besimin e qarqeve evropiane. I lindur 1945 në Rotterdam ai njihet si pragmatik dhe me përvojë. Në vitin 2000 ai ka ndërmjetesuar për një armëpushim ndërmjet serbëve dhe kosovarëve. Terrenin eksploziv ai e njeh mirë. Dikur ai ndihmoi për të penguar një luftë civile në Maqedoni, kurse në 2005 dha prova në privincën indoneziane Aceh si menaxhues i BE-së për krizat.

Feith thotë se është përgjegjës për të gjithë Kosovën. Edhe për territoret e banuara nga serbët, ku ka pasur ndërkohë aksionet të para dhune. Por ai nuk pret rezistencë kundër misionit të BE-së. "Ne nuk kemi dëshmi, se një gjë e tillë mund të ndodhte. Në katër muajt e parë do të ketë dorëzime, OKB-ja i mban edhe më tej kompetencat e saj. Ne nuk kemi të dhëna, që puna jonë do të pengohet me dhunë. Kjo do të konsiderohej edhe si goditje kundër përpjekjeve ndërmjet Serbisë dhe BE-së."

Pieter Feith do të ndeshet me dy probleme. Deri tani nuk ka mandat zyrtar të OKB-së për misionin e tij sepse pengohet nga Rusia. Ka pak të ngjarë që në Këshillin e Sigurimit të arrihet konsens. Nga ana tjetër ai do të duhet të pengojë, që në Kosovë një elitë e korruptuar e gatshme për dhunë, të ndajë postet nder vete, duke mbytur kështu në embrion çdo shtet ligjor.