1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pikërisht një oligark mund të shpëtojë Ukrainën

Bernd Johann22 Maj 2014

Pak para zgjedhjeve presidenciale sipërmarrësi më i fuqishëm i Donbass u shpall luftë separatistëve mbështetur nga Rusia. Kjo mund të kontribuojë për paqen në Ukrainë lindore, komenton Bernd Johann.

https://p.dw.com/p/1C43M
Fotografi: imago/Kommersant/Ilyanok

Në Evropë politikanët shpëtojnë bankat dhe kompani të tjera, kur janë në rrezik vende pune dhe bota e financave. Në Ukrainën lindore tani është një sipërmarrës që dëshiron të ruajë paqen dhe njësinë e shtetit. Rinat Akhmetov, baroni i sipërmarrjes Donbass, aq me ndikim sa dhe i diskutueshëm po mobilizon popullin për rezistencë ndaj separatistëve prorusë. Megjithëse ka shumë njerëz që nuk kanë besim te ai, kjo mund të ndryshojë.

Mesazhi i oligarkut menjëherë para zgjedhjeve presidenciale qe thirrja për t'i dhënë fund gjakderdhjes. Ai paralajmëroi kundër "banditëve" dhe "prishësve" që vënë në rrezik paqen në rajon. Dhe me këtë ai mendon edhe separatistët dhe vepron kundër tyre. Në qytetin e Mariupol p.sh. pas trazirave truprojet private të Akhmetovit u bashkuan në patrulla me oficerët e policisë së Ukrainës. Situata në këtë qytet në brigjet e Detit të Zi që prej atähere nuk është përshkallëzuar më tej.

Sipërmarrës me ndikim dhe interesa ekonomikë

Këto janë hapa të rëndësishëm po të nisemi prej gjakderdhjes së javëve të fundit. Njeriu më i pasur në Ukrainë po i ndiqte prej kohësh veprimet e separatistëve, sepse në Donbass janë të gjitha uzinat e tij. Akhmetov është punëdhënësi më i rëndësishëm në rajon. Fjala e tij ka peshë. Perspektiva e qindra mijëra njerëzve varet direkt ose indirekt nga suksesi ekonomik i ndërmarrjeve të tijj dhe jo nga frazat e separatistëve që duan të bëjnë përshtypje vetëm me armët e tyre.

Deutsche Welle REGIONEN Osteuropa Ukrainisch Bernd Johann
Bernd JohannFotografi: DW/P. Henriksen

Akhmetovi konsiderohej dikur si një forcë shtytëse në përpjekjet e Ukrainës për një marrëveshje tregtie të lirë me BE-në. Në vitin 2012 ai derdhi shumë të holla në Kampionatin Evropian të Futbollit, u cili e prezantoi vendin si një komb evropian. Mbështetur nga Rusia separatistët e prishën tani këtë sukses. Akhmetovi fiton shumë prej marrëdhënieve tregtare me Rusinë. Por edhe më të rëndësishme janë tani për të marrëdhëniet ekonomike me vendet e Bashkimit Evropian. Ata nuk janë vetëm fitimprurëse, por mund të sjellin gjithashtu një modernizimi të makinerive të prodhimit pjesërisht të vjetruara. Sanksionet ekonomike të imponuara nga Perëndimi e dëmtojnë atë.

Mbështetje për dialogun kombëtar

Akhmetovi shprehet rrallë politikisht qartë në publik. Kjo mund të ndikojë në bizneset e tij. Por ai gjithmonë tërheq shumë fije në prapaskenë. Për një kohë të gjatë ai ndihmoi Viktor Janukoviçin, më pas - në kulmin e dhunës së policisë kundër lëvizjes së protestës në Maidan - ai nuk e mbështeti më ish-Presidentin, sikurse shkruajnë mediat ruse. Pas kësaj kleptokrati Janukoviç ia mbathi për në Rusi.

Tani Akhmetovi duket se ripozicionohet sërish. Ai tani mbështet dialogun shumë të nevojshëm kombëtar. Ndërkohë ai merr pjesë në tryezën e rrumbullakët për zgjidhjen e krizës, që drejton në emër të OSBE-së ish-diplomati i respektuar gjerman Wolfgang Ischinger. Objektivi kryesor tani janë sidomos zgjedhjet presidenciale. Ato mbahen të dielën - mundësisht në të gjithë Ukrainën. Apeli i Akhmetovit mund të ndihmojë që zgjedhjet të kenë sukses.

Zgjedhjet demokratike në vend të separatizmit militant

Separatistët e armatosur në Ukrainën lindore duan t'i pengojnë zgjedhjet që zhvillohen në zonat që janë nën kontrollin e tyre. Por Akhmetovi mund të mobilizojë kundër tyre popullsinë. Deri tani pjesa më e madhe e banorëve të rajonit po hesht - edhe nga frika e separatistëve. Për shkak se ata vrasin, torturojnë dhe rrëmbejnë njerëzit që nuk pajtohen me ta. Udhëheqësit e tyre janë nga Rusia. I vetëshpalluri "kryeministër" i "Republikës Popullore të Donetskut", Aleksander Borodoj, është një shembull i tillë: Ai është nga Moska dhe është i njohur për sloganet e tij ekstremiste. Ai e ka bërë para në ekonominë informale ruse.

Kësaj fantazme të keq të nacionalistëve rusë në Ukrainën lindore duhet t'i jepet fundi. Oligarku Akhmetov e ka kuptuar këtë. Ai natyrisht që vepron në interesin e vet, sepse nuk do të humbasë pasurinë e tij dhe atë ta marrin separatistët. Por thirrja e tij u drejtohet edhe njerëzve. Ata duhet të jenë në gjendje të formulojnë interesat e tyre politike dhe jo nën ndikimin e dhunës. Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë janë një mundësi për këtë. Le t'u urojmë qytetarëve të Ukrainës dhe sidomos atyre në Lindje të vendit që të mund ta japin votën e tyre demokratike - kundër dhunës dhe shtypjes nga ana e separatistëve.