1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pishtari olimpik pritet në Pekin, por atmosfera mbetet e nderë

Freyeisen, Astrid Peking MDR31 Mars 2008

Pishtari olimpik mbërriti në Pekin. Deri në fillim të lojrave olimpike në gusht pishtari do të ketë përfunduar udhëtimin nëpër disa kontinente. Flaka olimpike do t´u kujtojë perëndimorëve konfliktin e Tibetit.

https://p.dw.com/p/DXSr
Dorëzimi i flakës olimpike organizatorëve kinezëve të Olimpiadës Verore 2008. Athinë më 30 mars 2008Fotografi: AP

Me një ceremoni festive në sheshin e paqes hyjnore në kryeqytetin kinez, Pekin, është përshëndetur mbërritja e flakës olimpike. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe presidenti i Kinës Hu Sintao, i cili ndezi pishtarin, si dhe anëtarë të tjerë të udhëheqjes komuniste.

Një makinë e posaçme kishte sjellë më parë pishtarin nga Athina në Pekin. Për shkak të konflikteve të tejzgjatura në Tibet, forcat e policisë ashpërsuan edhe më shumë masat e sigurisë. Nga e marta, pishtari do të bëjë udhëtimin e tij prej 137 mijë kilometrash nëpër qytetet e pesë kontinenteve. Nesër flaka olimpike do të shkojë në Amaty në Kazakistan, pjesë e turneut ku përfshihen 20 vende, përpara se të kthehet në Pekin për hapjen e Lojërave Olimpike më 8 gusht.

Ndërkohë, grupe tibetianësh bën thirrje për demostrata të tjera dhe për tubime solidariteti.

Ceremonia e prezantimit të parë të shkurtër të flakës olimpike në Pekin u zhvillua nën masa të forta sigurie. Zëvendëspresidentja e Shoqatës Gjermane të sporteve Olimpike, Gudrun Doll-Tepper, gjatë një konference të fondacionit Konrad-Adenauer në Pekin njoftoi mbi atmosferën që mbizotëron në radhët e Komitetit Olimpik kinez: „Unë besoj, se ka një farë tensioni. Në të gjitha bisedimet me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik kinez kuptohet, që ata e ndjejnë veten në një pozicion defensive. Përshtypja ime është, se ata nuk e kanë fort të qartë efektin që ka nga jashtë ajo çka ndodh në vendin e tyre.“

Mount Everest, 1996
Pamje nga mali EverestFotografi: PA/dpa


Madje ata nuk patën llogaritur as me efektin e vendimit të shpallur një vit më parë, që pishtari i ndezur i olimpiadës do të mbahet edhe duke kaluar përmes Tibetit deri në malin Everest. Ky mal është bllokuar për alpinsitët madje edhe nga ana e Nepalit. Një alpinist gjerman vitin e shkuar rastësisht ka parë, se si alpinistët kinezë përgatiteshin për kalimin me pishtarin olimpik. „E gjitha ish organizuar në stil pompoz. Në kampin bazë poshtë malit ishin vendosur disa qindra njerëz si mbështetës, çadrat ishin të gjitha në ngjyrën e gjelbër ushtarake. Telekomi i Kinës kish ndërtuar një stacion transmetimi, ish vendosur një sistem i tërë gjigand logjistike me kuzhinë e gjithçka tjetër të nevojshme. Gjithçka ish përgatitur me profesionalizëm.“

Atmosfera në Kinë gjithnjë e më me tension

Demonstranten tummeln sich auf brennenden Trümmer in den Straßen von Lhasa, Tibet
Gjatë protetstave në Lasa, kryeqyteti i Tibetit. 14 mars 2008Fotografi: AP


Gazetarët e huaj në Pekin konfrontohen çdo ditë me telefonata të idinjuara të kinezëve, që të nxitur prej medieve kineze, përpiqen të shpjegojnë, se përse ata e konsiderojnë të gabuar qëndrimin e Perëndimit ndaj konfliktit të Tibetit dhe se ata ndjehen të prekur nga thirrjet për bojkotim të olimpiadës. Por shpesh këto janë vetëm thirrje që i merr era.


Pekini deri tani nuk ka bërë asnjë lëvizje lidhur me çështjen e Tibetit dhe vazhdon ta refuzojë dialogun me Dalai Lamën. Edhe udhëtimi i fundit i gazetarëve dhe diplomatëve perëndimorë në Lasa që u zhvillua nën mbikqyrje të plotë nuk mund të konsiderohet si shenjë e transaprencës së palës kineze.