1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Plagoset avokati Azem Vllasi

Bahri Cani*
13 Mars 2017

Sot në mëngjes është sulmuar me armë zjarri avokati i njohur i Kosovës Azem Vllasi. Shkaqet ende të panjohura deri në fund.

https://p.dw.com/p/2Z58E
Albanie Polizist in Prizren Kosovo
Fotografi: picture alliance/U. Baumgarten

Bashkëshortja e Azem Vllasit, Nadira Vllasi, bën të ditur se sot në mëngjes një person ka kërkuar nga Azem Vllasi që ta mbrojë në një proces gjyqësor. Por Azemi ka "refuzuar sepse nuk merret me raste të tilla", siç kërkonte personi. Personi i pakënaqur, identiteti i të cillit ende nuk dihet, ka shtënë me armë zjarri dhe e ka plagosur avokatin e njohur.

Policia deri tani nuk ka bërë të ditura detaje. Ajo ka kumtuar vetëm se në rrugën "Hajdar Dushi”, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale të Prishtinës, ka deklaruar per mediat e Kosovës se "rreth orës 8 është raportuar në polici për të shtëna në rrugën ‘Hajdar Dushi'.

Azem Vllasi, ish-zyrtar i lartë në nomenklaturën e dikurshme politike në ish-Jugosllavi, tani avokat, është dërguar menjëherë në shërbimin e ugjencës në spitalin e Prishtinës. Sipas informacioneve të deritanishme të bashkëshortes së tij, Azem Vllasi është jashtë rrezikut për jetën. Ai është në spital me vetëdije të plotë dhe mjekët kanë vendosur ta operojnë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet.