1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Plagoset Steve Scalise

15 Qershor 2017

Sulmi ndodhi gjatë një stërvitje në baseball afër Uashingtonit. Krahas politikanit republikan Steve Scalise ka pasur edhe të tjerë të plagosur. Presidenti Trump thotë se sulmuesi është vrarë.

https://p.dw.com/p/2eixq
US-Kongressabgeordneter Steve Scalise
Fotografi: Reuters/K. Lamarque

Si pasojë e një sulmi në afërsi të Uashingtonit, është plagosur kongresmeni amerikan Steve Scalise. Sulmuesi ka hapur zjarr në lagjen Alexandria, gjatë një stërvitje në baseball, njofton policia dhe dëshmitarët okularë. Sipas tyre, ka pasur edhe disa të plagosur, ndër ta edhe dy policë. Presidenti Donald Trump kumtoi se sulmuesi është vrarë.

Sulmuesi ishte 66-vjeçar

USA Schüsse auf Kongressabgeordnete in Alexandria, Virginia
Fotografi: Reuters/J. Roberts

Sulmuesi ndaj kongresmenit amerikan ka qëlluar me armë në fushën e sportit, në afërsi të kryeqytetit të SHBA-së. 51-vjeçari Scalise është qëlluar në zonën e ijeve dhe është plagosur rëndë. Policia dhe truprojet e kanë pushtuar shpejt sulmuesin, por përveç Scalise janë plagosur edhe katër persona të tjerë. Presidenti amerikan Trump tha se i gjithë vendi lutet për Scalise. "Ne jemi më të fuqishmit kur jemi të bashkuar dhe kur së bashku punojmë për mirëqenjen e të gjithëve."

"Washington Post" dhe CNN njoftojnë se 66-vjeçari është me origjinë nga Illinoisi. Mësohet se ai kohët e fundit kishte humbur licencën për punë dhe ka vepruar vet - pa ndihmën e dikujt tjetër.

"Pa policë, do të ndodhte një masakër"

Dëshmitarët okularë njoftojnë për skena dramatike në fushën e sportit. Senatori Jeff Flake thotë për CNN se gjëtë përleshjes mes sulmuesit dhe policisë janë shkrepur të paktën 50 plumba. Pa prezencën e nëpunësve "nuk do ta mbijetonte askush", thotë senatori Rand Paul. "Pa nëpunësit do të ndodhte një masakër i vërtetë."

USA Schüsse auf Kongressabgeordnete in Alexandria, Virginia
Fotografi: Getty Images/A. Wong

Scalise është "Majority whip" në dhomën e deputetëve, që është një lloj udhëheqësi i saj. Politikani nga Louisiana vlerësohet si i treti më i fuqishmi në radhët e republikanëve. Politikani ishte atje për të përgatitur një ndeshje për ndihma humanitare, mes republikanëve dhe demokratëve. Kjo ndeshje e kongresmenëve ka një traditë 100-vjeçare.

bc/sti/SC (afp, dpa, rtr)