1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

181208 EU Rat Steinmeier

Nina Verkhojzer19 Dhjetor 2008

Parlamenti gjerman, Bundestag, diskutoi më 18.12. për përfundimet e takimit të nivelit të lartë të BE-së të javës së kaluar. Qeveria u shpreh me fjalë lavdëruese për kompromiset e arritura, opozita pati kritika.

https://p.dw.com/p/GJkT
Bundestagu Gjerman
Bundestagu GjermanFotografi: picture-alliance/ dpa

Sipas qeverisë gjermane takimi i nivelit të lartë të BE-së që u zhvillua javën e kaluar ishte një sukes. Me paketën për konjunkturën dhe klimën, BE përcaktoi hulli të mira për të ardhmen, tha ministri i jashtëm Frank-Valter Shtajnmajer:

“Ky është një bilanc që nxirret në një kohë vërtet të vështirë dhe dënon të gjitha gënjeshtrat, që duan të diagnostikojnë tek BE-ja sërish një eurosklerozë", - tha Shtajnmajeri.

Arkitekti i këtij suksesi është presidenti francez Sarkozi, që është edhe kryetar i radhës i këshillit, theksuan me tone lëvduese partitë në pushtet, por edhe qeveria gjermane ka dhënë kontributin e saj në këtë drejtim.

Vlerësimi i opozitës ishte krejt i ndryshëm: Gjermania ka kaluar në sfond të skenës evropiane, tha politikani liberal, ekspert për politikën e jashtme Verner Hojer (Heuer). Kjo prej qendrimit të saj mëdyshës në politikën financiare.

“Kur kryeminstri britanik Braun, presidenti francez Sarkozi dhe presidenti i komisionit Barroso u takuan për të përgatitur takimin kancelarja gjendje 800 kilometra larg. Ky është një veprim i pabesueshëm. Njëkohësisht me këtë Ministri federal i Financave nuk mungoi së dhëni mend dhe së shari partnerët tanë,” - tha Hojeri.

Edhe paketa e BE-së për klimën shihet prej opozitës me sy kritik, sepse në të mungojnë stimujt që industria të kalojë në përdorimin e teknologjive ekologjikisht të pastra. Sipas politikanes së partisë së Gjelbër, Kynast kjo paketë përmban shumë ajër dhe pak përmbajtje. dhe qeveria gjermane iu përul interesave të lobingut të industrisë gjermane:

“Ju thoni se paketa përfshin edhe mbrojtjen e klimës. E vërtetë është që industria gjermane e automobilëve nuk ka nevojë të ndërmarrë asgjë deri në vitin 2012 - kjo nuk është paktë për klimën!”

Ministri i jashtëm Shtajnmajer tha se Gjermania duhet të mbetet një vend i fortë industrial:

“Ne kemi nevojë për ndërmarrje prodhuese. Vetëm me shërbime nuk mund ta sigurojmë mirëqënien. Për këtë ramë dakord për rregulla që i bëjnë të afta të përballojnë konkurrencën ndërmarrjen që harxhojnë shumë energji në Gjermani, në mënyrë që të mos i përzëmë ato nga vendi.

Në takimin e BE-së u mor vendim edhe për një plan për shpëtimin e Marrëveshjes së Lisbonës, e cila është në rrezik pas "jo-së" së irlandezëve. Irlandezët do të kenë mundësi të votojnë edhe një herë vitin e ardhshëm për këtë marrëveshje, gjë për të cilën BE-ja do t'u bëjë lëshime. Oskar Lafontaine, kryetari i grupit parlamentar të së Majtës, mendon se kjo është rruga e gabuar. Në rast se BE-ja do seriozisht që t'i përfshijë qytetarët e saj, ajo nuk mund t'i lërë ata të votojnë aq gjatë sa përfundimi të jetë ai që i pëlqen asaj.


pp (AUD)