1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

PO me kusht! Vendimi i gjykatës gjermane për Brukselin

AG/Ajazaj12 Shtator 2012

Gjykata Kushtetuese Gjermane miratoi me kushte mekanizmin e stabilitetit. Sipas vendimit parlamenti gjerman duhet të miratojë garanci të mëtejshme. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese rrëzohet padia e deputetit Gauweiler

https://p.dw.com/p/167BQ
Gjykatësit japin vendimin në Karlsruhe
Gjykatësit japin vendimin në KarlsruheFotografi: Reuters

Gjykata Kushtetuse Gjermane miratoi me kushte bashkëveprimin e Gjermanisë në ombrellën e shpëtimit të euros ESM dhe në paktin fiskal. Siç vendosi gjykata në gjykimin e shpallur të mërkurën, qeveria gjermane duhet të garantojë gjatë ratifikimit të marrëveshjeve veçanërisht që përgjegjësia të jetë e kufizuar në 190 miliardë euro dhe që pagesa në ESM, të cilat e tejkalojnë këtë vlerë, janë të mundshme vetëm me miratimin e parlamentit gjerman.

Rrëzohet padia e deputetit Gauweiler

Kësisoj paditë urgjente të deputetit kristiandemokrat gjerman Peter Gauweiler dhe të paditësve të tjerë kundër ESM-së dhe paktit fiskal mbeten përgjithësisht të pasuksesshme. Paditësit druanin ndër të tjera se nëpërmjet përgjegjësisë së Gjermanisë për shtetet e eurozonës në nevojë apo për bankat e tyre në rast kritik mund të bjerë autonomia buxhetore e parlamentit gjerman dhe në këtë mënyrë e drejta e deputetëve për buxhetin.

Symbolbild Europa Fahne Reichstag
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ankesat e paditësve shkonin në drejtimin: Me këtë politikë Gjermania premton potencialisht një financim të pakufizuar për shtetet në krizë. Në rast se vendimi do të kishte qenë kundër fondit, atëherë ekzistonte droja se do të pengoheshin përpjekjet për kufizimin e krizës së eurozonës dhe do të shkaktoheshin trazime të reja në tregjet financiare. Këto të fundit u përgjigjën pas vendimit me një rritje të vlerës së euro.

"Ditë e bukur për parlamentarët"

Në një reagim të parë kryetari i fraksionit të Të Gjelbërve në parlamentin gjerman Jürgen Trittin tha në Berlin për kanalin e parë televiziv gjerman ARD se ky është një vendim i mirë. Ai konfirmon gjykimin e shumicës së parlamentit se pakti fiskal evropiane dhe ombrella e përhershme e shpëtimit të euros ESM janë të pajtueshme me ligjin themeltar, tha Trittin. Më tej gjykata theksoi se ka një tavan për ESM-në (vijoi deputeti). "Ajo bëri të qartë që edhe në çështje evropiane nuk bëhet asnjë gjë pa Bundestag-un. Në këtë kuptim është një ditë e bukur për parlamentarët (edhe në opozitë."