1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Policia gjermane rrit vigjilencën pas sulmeve në hekurudha

13 Tetor 2011

Polica Federale Gjermane ka shtuar patrullat në afërsi të rrjetit hekurudhor të Berlinit, pas atentatit të dështuar me bomba zjarrvënëse tre ditë më parë. Dyshimet bien mbi ekstremistët e majtë.

https://p.dw.com/p/12rGe
Policia gjermane në vigjilencë - një tjetër mjet shpërthyes gjehet në Gruenauer Kreuz në Berlin.
Policia gjermane në vigjilencë - një tjetër mjet shpërthyes gjehet në Gruenauer Kreuz në jug të Berlinit.Fotografi: dapd

Rrjeti hekurudhor gjerman u sulmua për herë të tretë brenda kësaj jave, me pajisje zjarrvënëse, që u gjeten në shinat e trenave në zonën përreth kryeqytetit, Berlin.

Minstri i Transporteve Peter Ramsauer tha se bombat zjarrvënëse, që përbëheshin nga disa shishe me lëngje të djegshme, janë trajtuar si akte terrorizmi dhe si fajtorë të mundshëm janë ekstremistët e krahut të majtë.

Ministri i Brendshëm e ka cilësuar situatën mjaft shqetësuese, ndërsa një zëdhënës i tij ka thënë se nuk ka të dhëna se “ekstremistët e majtë kanë formuar një grup terrorist të majtë”.

Sidoqoftë, ai ka shtuar se autoritet janë në vigjilencë të lartë.

Zyra e Prokurorit Federal deklaroi një ditë më parë se kishte marrë përgjigjësitë e hetimeve nga zyra lokale, duke dyshuar për një “sabotim anti-kushtetues”.

Ndërkohë në orët e para të ditës së djeshme, një bombë zjarrvënëse u çaktiviza zonën perëndimore të Berlinit, Staaken. Zëdhënësi i policisë Michael Gassen tha se bomba mori flakë, por nuk shpërtheu. Edhe dy mjetet e tjera që u gjendën në linjat e trenit të Berlini të jugut dhe atij qendror nuk shpërthyen.

A cable shaft where three separate explosives devices were found is pictured in Berlin, Germany, Tuesday, Oct. 11, 2011. Bombat zjarrvënëse ishin fshehur në rrjetin kabllor.
Bombat zjarrvënëse ishin fshehur në rrjetin kabllor.Fotografi: dapd

Sulme të përsëritura

Të martën policia e Berlinit gjeti një mjet shpërthyes 900 metra larg nga pjesa veriore e stacionit qendror të Berlinit dhe pas disa orësh u gjetën edhe disa shishe me lëng të djegshëm në shinat në zonën juglindore të Berlinit.

Bombat zjarrvënëse ishin fshehur në rrjetin kabllor disa qindra metra larg nga një tunel dhe shume pranë vendit ku të hënën u gjetën shtatë shishe me lëngje të djegshme.

Asnjeri nuk ka marrë përgjegjësinë deri më tani për sulmet, por një grup ekstremist i majtë i panjohur, Hekla, njoftoi të hënën se sulmet janë një protesta kundër misionit ushtarak gjerman në Afghanistan.

Sulmet me zjarrvënie kanë çuar në vonesa të trenave që lidhin Berlinin me Hamburgun, Hanoverin dhe Frankfurtin.

Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich urdhëroi një ditë më parë policinë federale të shtonte patrullat në hekurudhat pranë Berlinit.

Autor: Amarildo Topi (dpa, rtr)

Redaktoi: E. Xhani