1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Policia ndërmerr një aksion të përmasave të mëdha pas vrasjes së një polici

Elert Ajazaj19 Prill 2013

Një aksion i madh policor është në zhvillim e sipër pas vrasjes me armë zjarri të një polici në universitetin MIT në Cambridge.

https://p.dw.com/p/18J7w
Personat e dyshuar per atentatet e Bostonit
Fotografi: Reuters

Katër ditë pas atentatit me bombë në maratonën e Bostonit është kapur nga policia amerikane njëri prej dy personave të supozuar për vendosjen e bombave. Gjatë ndjekjes intensive prej policisë ai mori plagë shumë të rënda, dhe si pasojë ndërroi jetë në spital. Kërkimi i të dyshuarit të dytë vazhdon me intensitet të lartë.

Sipas të dhënave zyrtare në rastin e terroristëve të supozuar bëhet fjalë për dy vëllezër, të cilët kanë ardhur në SHBA nga republika kaukaziane e Çeçenisë në Rusi para rreth një viti. Policia e këshilloi popullsinë për kujdes maksimal. Për arsye sigurie u ndërpre shërbimi i transportit publik lokal në Boston dhe u bllokua hapësira ajrore. Sipas përshkrimit të policisë dy të dyshuarit ishin përpjekur gjatë natës që të plaçkisnin një dyqan në Cambridge afër Bostonit. Më pas kishin vrarë me armë zjarri në territorin e "Massachusetts Institute of Technology", gjithashtu në Cambridge, një polic. Në arrati e sipër pati shkëmbime zjarri me policinë dhe arrestim të njërit prej dy burrave. Në atentatin në maratonën e Bostonit u vranë të hënën tre vetë dhe u plagosën rreth 180 të tjerë.

Policia në kërkim të dorasit të dytë
Policia në kërkim të dorasit të dytëFotografi: Reuters

Pak ditë pas atentatit me bombë në maratonën e Bostonit policia federale amerikane pati publikuar regjistrime të dy të dyshuarve. Këto janë nga një video vrojtimi, bëri të ditur FBI-ja në një konferencë për shtyp. Në pamje shihen dy burra me çanta shpine, në të cilat supozohet se gjendeshin bombat. Ata ecin njëri pas tjetrit në trotuar dhe duket sikur kanë të bëjnë njëri me tjetrin. Të dy kanë kapele. Sipas të dhënave FBI-ja të saj ka të filmuar, sesi njëri nga dy burrat e vendos çantën e shpinës atje, ku ndodhi njëri prej shpërthimeve. Në atentat u vranë të hënën tre vetë dhe u plagosën rreth 180. Gjatë një ceremonie përkujtimore për viktimat presidenti Obama e siguroi opinionin se personat përgjegjës do të zbulohen dhe do të përgjigjen. Më pas ai vizitoi të plagosur nga atentati.