1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Policia moldave konfiskon dy kilogramë uranium - Gjermania heton origjinën e tij

26 Gusht 2010

Pas disa javë hetimesh policia moldave arriti të konfiskojë dy kilogramë uranium nga një grup i kontrabanduesve në kryeqytetin Chisinau. Banda kishte planifikuar shitjen e materialit radioaktiv për nëntë milionë euro

https://p.dw.com/p/OwTA
Harta e Moldavisë
Harta e MoldavisëFotografi: AP Graphics/ DW

Operacion i paparë i policisë moldave

Pamje simbolike
Pamje simbolikeFotografi: AP/DW-Fotomontage

Ishte ky një operacion special i paparë deri tani në Republikën e Moldavisë, shkruajti të mërkurën (25.8.) një gazetë moldave në internet. Si dëshmi ajo ofroi pamje nga arrestimi.

"Tre pjestarë të këtij grupi kriminal janë kapur gjatë kryerjes së veprës, katër të tjerë jemi duke i ndjekur. Janë marrë masat përkatëse për t'iu rënë në gjurmë dhe për t'i arrestuar ata."

...sqaroi zëdhënësi për shtyp i Ministrisë së Brendshme, Kirill Motspan të mërkurën në një intervistë telefonike. Gjashtë prej burrave janë nga kryeqyteti Chisinau, ndërsa burri i shtatë nga rajoni separatist i Transnistrisë.

Tre prej persona të dyshuar sipas të dhënave të autoriteteve kanë qenë në bankën e të akuzuarve nën akuzat për vjedhje dhe kontrabandë me material radioaktiv edhe në të kaluarën. Emrat e tyre janë të njohur për gjykatat në Moldavi, Rumani dhe Rusi. Dy prej pjestarëve të bandës thuhet se janë policë të pensionuar moldavë.

Nëntë milionë euro për dy kilogramë uran

Euro - Pamje simbolike
Euro - Pamje simbolike

Policia ka vëzhguar katër javë rresht grupin shtatëanëtarësh ndërkohë që ata po kërkonin klientë për blerjen e uraniumit dykilogramësh. Materali radioaktiv ishte planifikuar të ndërronte pronarin për nëntë milionë euro.

Hetuesit, të cilët shtireshin se janë blerës potencial arritën të fusin në dorë një gram të materialit radioaktiv. Ai u dërgua për verifikim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ekspertizës bëhej fjalë për Uranium-238. Kirill Motspan:

"Ky material mund të përdoret si për qëllime civile ashtu dhe për ato ushtarake. Edhe pse sasia e konfiskuar është e madhe prapëseprapë ne konsiderojmë se ajo nuk do të mjaftonte për prodhimin e një arme të shkatërrimit në masë."

Megjithatë sipas mendimit të ekspertëve do të ishte i mundur prodhimi i një të ashtuquajture bombe të vogël të ndytë. Një masë shpërthyese, pra në përbërjen e të cilës do të futej edhe material radioaktiv.


Moldavia vetëm shtet tranzit i uranit!

Pamje simbolike - kutizë me material radioaktiv
Pamje simbolike - kutizë me material radioaktivFotografi: AP

Se ku është marrë sasia e uraniumt, i cili pa ndonjë mbrojtje të madhe nga rezatimet ishte fshehur në një garazhë në kryeqytet, mbetet ende e paqartë. Personat e arrestuar heshtin. Policia është e sigurtë se Moldavia ka shërbyer vetëm si vend tranzit.

"Materiali radioaktiv tani do të dërgohet në një qendër speciale të hulumtimeve në Gjermani. Atje do të matet shkalla e pasurimit të uranit dhe vendi se ku është prodhuar ai."

Sipas të dhënave të autoriteteve si vende të mundshme shihen Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kandaja dhe Kazakistani.

Të arrestuari të tek të cilët janë gjetur edhe armë, pasaporta, targa të makinave, formularë dhe vula mund të dënohen deri në dhjetë vjet heqje lirie.

Autor: Christina Nagel / Esat Ahmeti

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi