1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

050710 Türkei Außenpolitik EU

5 Korrik 2010

Që prej rizgjedhjes së saj në vitin 2007, AKP-ja nuk e deklaron më anëtarësimin në BE si synimin e saj primar. Por si janë aktualisht marrëdhëniet Turqi-BE?

https://p.dw.com/p/OAxK
Harta e Turqisë me shenjën e metropolit të njohur Stamboll
Harta e Turqisë me shenjën e metropolit të njohur StambollFotografi: DW

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila është në pushtet në Turqi që prej vitit 2002, me marrjen e pushtetit deklaroi se anëtarësimi në BE ka për të prioritetin më të lartë. Kështu, në kuadër të përpjekjeve për përshtatje kjo parti zbatoi shumë reforma. Që prej rizgjedhjes së saj në vitin 2007, AKP-ja nuk e deklaron më anëtarësimin në Turqi si synimin e saj primar. Cilat janë pasojat e Turqisë për një peshë më të lartë në Lindjen e Afërme, në Kaukaz dhe në Rajonin e Detit të Zi si dhe marrëdhëniet e përmirësuara dukshëm me Rusinë ndaj raportit Turqi - Bashkimi Evropian?

Flamuri Europian dhe ai i Turqisë- foto simbolike
Flamuri Europian dhe ai i Turqisë- foto simbolikeFotografi: AP

Në ditën e fundit të presidencës spanjolle të radhës të BE, në negociatat e anëtarësimit midis Turqisë dhe BE u hap një kapitull i ri: siguria e produkteve ushqimore, veterinaria dhe aspekti shëndetësor në kimikatet për mbrojtjen e bimëve. Që prej nisjes së negociatave të anëtarësimit në tetor 2005, ky është kapitulli i 13-të i negociatave që hapet.

Skepticizëm në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së

Koordinatori i Mesdheut të Qendrës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe punës për zhvillimin në Barcelonë, Eduard Solar i Lecha sheh këtu dëshminë për një përparim të ngadalshëm të negociatave të anëtarësimit. Nga ana tjetër, Solar i Lecha është skeptik në vlerësimin që u bën marrëdhënieve midis Turqisë dhe BE

"Nuk dihet se ku të çon rruga. Disa në Turqi nisin të besojnë se nuk kanë më nevojë për BE, se Turqia është boll e fortë dhe se kanë në duar fuqi ekonomike dhe prestigj politik të mjaftueshëm, për t'ia dalë mbanë pa BE. Dhe ka shumë evropianë që besojnë se nuk kanë nevojë për Turqinë."

Zhgënjim i madh në Tuqi ndaj qëndrimit të BE-së

BE-Turqi, takim në Pragë të Çekisë(Prill 2009)
BE-Turqi, takim në Pragë të Çekisë(Prill 2009)Fotografi: picture-alliance/ dpa

Solari nuk pret një ndryshim të tendencës ekzistuese, për aq kohë sa qeveritë evropiane të mos e ndryshojnë politikën e tyre ndaj Turqisë. Kështu, për shkak të konfliktit të Qipros, nga të 35 kapitujt e negociatave të anëtarësimit, tetë vazhdojnë të jenë edhe më tej të bllokuar. Veç kësaj, kundër anëtarësimit të Turqisë në BE janë partitë konservatore evropiane. Në Gjermani, partitë unioniste mund të thonë një "po" vetëm për një "partneritet të privilegjuar". Me Francën nën udhëheqjen e presidentit Nikolas Sarkozy, edhe një anëtar tjetër i rëndësishëm i BE është kundër ambicjeve për anëtarësim të Turqisë.

Profesor Heinz- Jürgen Axt, nga Instituti për shkencën politike në Universitetin Duisburg-Essen tërheq vëmendjen për zhgënjimin e madh në Turqi ndaj qendrimit të BE.

"Ata ndihen të refuzuar pjesërisht. Tani kërkojnë fusha të reja, ku mund të profilizohet politika e jashtme turke. Por unë do t'i rekomandoja edhe politikës turke, që të mos e teprojë këtu, por të qendrojë në kontakt të vazhdueshëm me BE".

Autor Jülide Danisman/Auron Dodi

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi