1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politika e Tiranës në përpjekje për të shmangur krizat presidenciale

Ani Ruci19 Prill 2008

Komisionin Parlamentar i ligjeve nuk bie dakord për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, përmes referendumit popullor apo votimit në parlament.

https://p.dw.com/p/Dkny
Parlamenti i Shqipërisë
Parlamenti i ShqipërisëFotografi: AP Photo

Me referendum popullor apo me votim në Parlament? Asnjëra prej këtyre dy mënyrave të vetme për zgjedhjen e Presidentit të një Republike, nuk ka mundur të fitojë të gjitha votat e deputetëve në Komisionin Parlamentar të ligjeve. Prandaj ky komision vendosi të miratojë paketën e ndryshimeve kushtetuese me votën e shumicës së anëtarëve të tij por të respektojë edhe mendimin e pakicës që votoi pro zgjedhjes se Presidentit nga populli. Komisioni i ligjeve vendosi t´i çojë për votim të dyja mënyrat në Parlament.

Të dyja mënyrat për votim në Parlament

Për Fatos Bejën, kryetarin e Komisionit të Ligjeve, kjo zgjedhje i shërben edhe imazhit te vetë komisionit, për të dëshmuar se nuk bën "politikë grupesh".

"Deputetët që propozojnë dy mënyra të ndryshme do t´i paraqesin për votim të hënën, më 21 Prill, në Parlament," tha ai.

Dy forcat më të medha politike në Shqiperi, PD në pushtet dhe PS në opozitë janë të një mendjeje për të zbatuar formulën e votimit me disa raunde. Sipas kësaj formule ne tre raundet e para votimi propozohet të jetë me 3/5 ose me 84 vota dhe ne rast se nuk arrihet zgjedhja do të ketë edhe dy raunde të fundit , me shumice të thjeshtë, 50 plus 1, që në një Parlament me 140 deputetë, do të thotë 71 vota, variant për të cilin votoi shumica e deputeteve në komision .

Varianti i dytë, i propozuar nga një grup prej 36 deputetësh të djathtë është ai për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Ky variant u rrëzua me votën kundër të një shumice deputetësh por do të votohet sërish në Parlament.

Ndryshim i sistemit zgjedhor - Nga maxhoritar i përzier në proporcional rajonal

Ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Republikës synojnë shmangjen e krizave presidenciale, shpërndarjen e Parlamentit për shkak të pamundësisë së zgjedhjes së Presidentit, çuarjen e vendit në zgjedhje parlamentare të parakohshme. Në Shqipëri vitin e ardhshëm zhvillohen zgjedhjet parlamentare të radhës. Komisioni i ligjeve miratoi edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor të deritanishëm në Shqipëri: nga maxhoritar i përzier në proporcional rajonal.