1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politika evropiane e azilimit dhe mundësitë për të pakësuar evazionin fiskal në Evropë

3 Shtator 2009

Në periudhë krizash me papunësi në rritje politika e azilimit është e vështirë të vihet në jetë dhe rritja e presionit ndaj oazeve të taksave në Evropë janë dy tema që diksutohen në shtypin e sotëm gjerman.

https://p.dw.com/p/JOD7
gazeta

Komisioneri i BE Jacques Barrot ka kërkuar prej vendeve anëtare një integrim më të mirë të refugjatëve brenda dhe jashtë vendeve të BE-së. Propozimet për zgjidhjen e problemeve duhet të paraqiteshin nga shtetet e ndryshme deri me 2 shtator. Ja si e komenton këtë temë gazeta COBURGER TAGEBLATT:

"Komisioni i BE ka nisur me të drejtë një përpjekje tjetër për t'u kërkuar më shumë solidaritet shteteve anëtare. Një propozim konkret për një mekanizëm ndarës të barrës së refugjatëve Brukseli megjithatë nuk paraqiti. Eshtë e drejtë megjithatë që për çdo refugjat të ri Komisioni vë në dispozicion para. Vërtet që do të qe e dëshirueshme që vendet e prekura të vepronin të gjitha për shkaqe humanitare, por realiteti ka pamje tjetër. Pikërisht në periudhë krizash me papunësi në rritje, politika e azilimit është e vështirë të vihet në jetë."

Diskutimi për të pakësuar mundësitë e evazionit fiskal në Evropë është një temë që preferohet rregullisht nga të përditshmet gjermane. Lidhur me këtë temë PFORZHEIMER ZEITUNG shkruan:

"Presioni ndaj oazeve të taksave në Evropë është rritur. Gjithnjë e më shumë shtete, të cilat u kishin ofruar deri tani vrima për t'u fshehur atyre që kanë të ardhura të larta, për t'u bërë kështu bisht me milionat e tyre të pataksuara autoriteteve gjermane të taksave, tani më në fund po ndryshojnë mendje. Janë shumë të pakta ato shtete, të cilat nuk shqetësohen po t'i quajnë dele të zeza të Evropës.

Megjithatë, këneta ndërkombëtare e taksave ende nuk është tharë. Për sa kohë që shtete si Kosta-Rika, Uruguai, Malajzia dhe Filipinet, por edhe shtete jo anëtare të BE-së si Monako, Andora dhe San-Marino refuzojnë të bashkëpunojnë, për aq kohë mashtruesit financiarë do ta kenë derën të hapur."

Lista e zezë e OECD-së për oazet fiskale
Lista e zezë e OECD-së për oazet fiskaleFotografi: DW

Autor: dpa/Auron Dodi
Redaktor: Pandeli Pani