1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politikat zhvillimore dhe punësimi në Kosovë

Ajete Beqiraj12 Maj 2012

Programi i Politikave Zhvillimore për Punësim të Qendrueshëm (SEDPP) mbështet një sërë reformash e politikash me objektiv promovimin e stabilitetit makro-ekonomik dhe krijimin e punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.

https://p.dw.com/p/14uGV
Të papunë në Prishtinë
Të papunë në PrishtinëFotografi: AP

Mbështetja e reformabe dhe politikave është ndarë në dy operacione, e para nga të cilat është disbursuar në shumën 23.8 milionë euro në dhjetor 2011. Ndërsa, operacioni i dyte, (SEDPO-2)është një pjesë e rëndësishme e Strategjisë së propozuar të Grupit të Bankës Botërore për Partneritet me Kosovë (CPS) për periudhën 2012-15, me qellim te përmirësimit të klimës se investimeve, fuqizimin e prokurimit dhe menaxhimit e financave publike, përmirësimin e ekzekutimit buxhetor, zhvillimin e strukturës së pagesës dhe gradimit në shërbimin civil, mbështetjen e institucioneve t e tregut të punës, ofrimin e shërbimeve të përqendruara në personat e papunë dhe pranuesit e asistencës sociale, rritjen e produktivitetin si dhe reduktimin e pasigurisë së punëdhënësve.

“Me kete program (SEDPP), donatorët i kanë dhënë Qeverisë së Kosovës një shtytje të rëndësishme në përmirësimin e jo-balanceve makro-fiskale dhe kapërcimin e disa prej pengesave kryesore për krijimin e punësimit të qëndrueshëm. Kjo po ndihmon në zgjidhjen e potencialit zhvillimor socio-ekonomik dhe zbutjen e varfërisë, që është jashtëzakonisht e rëndësishme në një vend me një nga shkallët më të larta të papunësisë dhe nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Evropë," -tha në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Jan-Peter Olters.

Bedri Hamza, Jan Peter Olters dhe Mimosa Kusari Lila duke nënshkruar marrëveshjen për grantin e Bankës Botërore
Bedri Hamza, Jan Peter Olters dhe Mimosa Kusari Lila duke nënshkruar marrëveshjen për grantin e Bankës BotëroreFotografi: DW/Ajete Beqiraj

Ngecja në përmbushjen e marrëveshjes- Ngecje në mbështetjen e mëtutjeshme

SEDPO mbështet reforma të rëndësishme të politikave, për Kosovën duke pasur si objektiv përmirësimin e mjedisit të biznesit, nxitjen e invenstimeve të brendshme dhe të jashtme, përforcimin e praktikës së prokurimit dhe menaxhimin financiar për shtimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë; forcimin e institucioneve në tregun e punës për t´u ofruar shërbime të papunëve dhe ndihmë sociale nevojtarëve, me theks të veçantë mbështetjen e institucioneve të arsimit profesional dhe konsolidimit të shërbimit civil të Kosovës. Dhe, qeveria e Kosovës është e përkushtuar t´i përmbushë të gjitha obligimet që kërkohen në marrëveshje si deri më tani, thotë për Deutsche Welle-n Rame Buja, minister i Arsimit. Ministria e Arsimit merr pjese me këtu një projekt.

“Këto mjete janë të dedikuara për punësim të shtuar, që nënkupton se fondet do të orientohen tek Ministria për Punë dhe Mirëqenje Sociale, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe tek Ministria e Arsimit. Ne jemi në prag të një projekti, i cili do të realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore-një shkollë për punësim dhe edukim, ku ne marrim pjesë me një të katërten e buxhetit. Besoj se çdo gjë do të shkojë mirë si deri tani dhe s´ka arsye të jetë ndryshe, meqë mjetet janë në dispozicion. Nëse jemi të efektshëm në realizimin e punëve dhe objektivave të parashikuara.”

Bedri Hamza, ministër i Financave, Kosovë
Bedri Hamza, ministër i Financave, KosovëFotografi: DW/Ajete Beqiraj

Me programin SEDPP Punësim dhe edukim

Në mungesë të hulumtimeve, ende nuk ka statistika të sakta për numrin e papunësisë në Kosovë. Nisur nga kjo, as shifrat e prezantuara më heret nuk qëndrojnë, thotë për Dojçe Velen ministri për punë dhe mirëqënie sociale, Nenad Rashiq.

“Shifra e prezantuar më heret rreth numrit të papunësisë në Kosovë ishte rreth 385 mijë punëkërkues. Por, duke rrumbullakësuar të dhënat të cilat vazhdojnë të azhurohen nga institucionet përkatëse, numri i përgjithshëm i punëkërkuesve është 264, 980-të,” thotë ministri Rashic, sipas të cilit ministria që ai drejton sivjet është përfituese e 3.3 milionë eurove.

“Për tri vjet në shifër totale kemi përfituar mbi 8 milionë euro. Dhe, këto projekte kanë qënë të fokusuara në shërbime publike. Ideja ka qënë, që me një punësim afatshkurtër deri me 6 muaj, njerëzit duke punuar të edukohen. P.sh, në vitin paraprak kur kishim 3 milionë në dispozicion, për herë të parrë, një shifër prej 1800 punëkërkuesve të regjistruar në Zyrat e Punësimit kanë qënë të punësuar. Kjo është fazë e dytë dhe me shumën e sivjeme prej 3.3 milione eurosh, numri i punëtorëve që do të angazhohen në këto projekte do të rritet”.

Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe mirëqënies sociale
Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe mirëqënies socialeFotografi: DW/A.Beqiraj

Qeveria e Kosovës ka rikthyer mbështetjen e FMN-së dhe të BB-së

Dhe kjo, falë vendime të rëndësishme dhe të vështira që qeveria e Kosovës ndërmorri në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar: ndryshmin e një situate makrofiskale që në mes të vitit 2011-të e humbi mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore-mendon Jan-Peter Olters, menaxher i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.

“Ndryshimet në politikat fiskale kanë vënë ekonominë e Kosovës mbi një bazë solide makroekonomike. Qeveria ka intensifikuar ritmin e reformave për të përmirësuar qasjen e financimit duke monitoruar zbatimin e tyre me një “taskforce” që ka mandat për të rritur pozicionin e Kosovës në raportin e biznesit. Ajo ka ndryshuar pakon ligjore për të zvogëluar shpenzimet e regjistrimit, lehtësuar procedurat, zvogëluar shpenzimet e regjistrimit, për të lehtësuar procedurat, për të eliminuar lejet e punës dhe për të shpejtuar regjistrimin e bizneseve të reja”, tha z.Olters i cili shton se ky ishte një hap i rëndësishëm në transformimin e ekonmisë së Kosovës, e cila krahasuar me rajonin dhe duke pasur parasysh krizat e eurozonës, duket inkurajuese sa i përket pjesëmarrjes në treg, investimeve, deficitit buxhetor dhe sektorit bankar.

Mimoza Kusari - Lila, ministre e Tregtisë dhe industrisë
Mimoza Kusari - Lila, ministre e Tregtisë dhe industrisëFotografi: Bahri Cani

BB: Kosova të zhvillojë sektorin agrokulturor dhe të zvoglëojë importin

“Sektori i agro-kulturës në Kosovë është një sektor me potencial të fuqishëm i cili nuk po performon në mënyrën që mundet dhe do duhej. Njëra ndër arsyet është se fermerët nuk kanë qasje në kapital, çfarë do t´iu mundësonte atyre rritje më të shpejt se kudo tjetër. Dhe, njëra ndër arsyet qe kemi identifikuar është fakti se ata nuk kanë regjistra kadastralë me të cilat mund të shkojnë në banka. Kështu që sa iu përket administrimit të tokës, kadastrit dhe rritjes se investimeve kapitale për sektorin e agrokulturës mendoj se Kosova shumë shpejt do të kishte një sektor agrokulturor shumë profitabil që të prodhojë të produkte kualitative, të cilat do mund të jenë të suksesshme në treg dhe do mund të zvogëlonin importet rreth 90 per qind nga jashtë. Kjo nuk do duhej të ndodhte, sepse ju keni çdo gjë. Prandaj duhet të vazhdojmë të identifikojmë ato fusha për t´ë tejkaluar problemet dhe në këtë formë të shtyhen gjërat përpara”.

Granti prej 23 milionë eurosh për projektet e zhvillimit në Kosovë(SEDPO 2, do të shoqërohet edhe me dy grante të tjera, njëri prej 12.1 milionë eurosh nga Komisioni Evropian, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Italia, Norvegjia, Suedia dhe Zvicra dhe tjerti nga Shtetet e Bashkuara prej 1.8 milionë dollarësh. Operacioni i Dytë për Politika Zhvillimore për Punësim të Qëndrueshëm (SEDPO-2)prej rreth 36.5 milionë eurosh, eshte aktiviteti më i madh i përbashkët financiar në Kosovë që ndihmon në kufizimin e kostos së transaksioneve për qeverinë dhe te 10-te donatorët.