Evropa

Polonia kërkon një bilion dollarë nga Gjermania

Pak javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, qeveria polake e ka përsëritur kërkesën për dëmshpërblime për dëmet e pësuara në Luftën e Dytë Botërore. Me këtë rast, ministrat polakë përmendin shuma horror.

Polen Warschau unter dt.Besatzung/Strassenszene 1939 (picture-alliance/akg-images)

Mbi marrëdhëniet gjermano-polake ndodhet hija e agresionit gjerman të vitit 1939 dhe e çështjeve të pazgjidhura të pasluftës, tha ministri i Jashtëm i Polonisë, Witold Waszczykowski në bisedë me radiostacionin RFM FM. "Duhet të ulemi për një bisedë serioze me gjermanët dhe të vrasim mendjen së bashku se si mund të zgjidhet problemi". Dëmet e luftës mund të jenë në shuma trishifrore miliardëshe, shprehu supozimin e tij Waszczykowski.

Dëme lufte prej miliardash?

Ministri i Brendshëm i qeverisë nacionalkonservatore në Varshavë, Mariusz Blaszczak foli në fundjavë për një bilion dollarë. Kjo aktualisht është e barabartë me rreth 840 milionë euro.Waszczykowski tha për këtë: "Ndoshta janë edhe më shumë. Llogari të sakta ka më shumë se 70 vjet që nuk janë bërë." Nëse Polonia do të kërkonte zyrtarisht reparacione, këtë ministri nuk mund ta thoshte. "Këtë vendim nuk mund ta marrë i vetëm një ministër". Në pikëpamje morale me siguri "që nuk ka diskutim", tha ai, që janë me vend pagesat ndaj Polonisë. Nga pikëpamja juridike kjo çështje megjithatë, sipas tij nuk është sqaruar qartë.

Münchner Sicherheitskonferenz (picture-alliance/dpa/T. Hase)

Witold Waszczykowski, ministri i Jashtëm polak

Ka disa muaj që politikanë nga radhët e qeverisë polake "E drejta dhe Drejtësia" (PiS) kërkojnë që Gjermania të paguajë me vonesë për dëmet e shkaktuara në Luftën e Dytë Botërore. Kjo temë ka qarkulluar herë pas here nëpër politikën polake, që prej ribashkimit të Gjermanisë. Aktualisht, shërbimi shkencor i Parlamentit Polak po verifikon mundësinë, nëse Polonia ka mundësi juridike që të kërkojë reparacione.

Dy interpretime

Politikanë drejtues të PiS i përmbahen pikëpamjes se heqja dorë prej reparacioneve ndaj Berlinit Lindor në 1953 nuk ishte vendim sovran, por u mor nën presionin e sovjetikëve. Përkundrazi, Shërbimi Shkencor i Bundestagut Gjerman arriti në përfundimin se pretendime të tilla për shkak të krimeve gjermane në Luftën e Dytë Botërore janë shuar më e vonta që me lidhjen e Marrëveshjes Dy-plus-Katër në 1990. Argumentimi: Polonia ka "hequr dorë në kuadër të negociatave të paktën në heshtje nga kërkesa".

Që disa politikanë të PiS e përmendin pikërisht tani këtë temë, sipas vëzhguesve ka shkaqe të politikës së brendshme. Pas demonstratave masive kundër reformës së diskutuar të drejtësisë, udhëheqja e partisë ndodhet nën presion, në radhët e saj, por edhe në BE. Brukseli ka nisur nga ky shkak një procedurë për shkelje të procedurave të shtetit juridik kundër Polonisë. Qeveria gjermane i ka kërkuar herë pas here Polonisë që të respektojë parimet demokratike. 

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو