1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

150210 Porträt Felix Loch

16 Shkurt 2010

Kampioni i botës në rrëshqitje Felix Loch, mori medaljen e artë në lojërat olimpike dimërore të Vankuverit 2010. Debutuesi në Olimpiadë arriti në garën e rrëshqitjes në Uistler një fitore bindëse.

https://p.dw.com/p/M2fB
Felix Loch fitoi në Vankuver titullin e kampionit të botës në rrëshqitje.
Felix Loch fitoi në Vankuver titullin e kampionit të botës në rrëshqitje.Fotografi: AP

Felix Loch nga Berchtesgaden fitoi titullin e kampionit të botës në rrëshqitje. 20 vjeçari dy herë kampion bote u kurorëzua si fituesi më i ri në rrëshqitje i të gjithë kohërave. Felix Loch ka filluar gjithçka herët, sidomos në sport.

I lindur me 24 korrik 1989 në Sonneberg të Tyringisë, Felix Loch u rrit në Schënau në Kënigssee. Dëshirën për sport e mori me qumështin e nënës – e ëma ishte vetë rrëshqitëse, i ati punonte si trajner, sot ai është trajner i ekipit kombëtar gjerman të rrëshqitjes. Siç thotë vetë Felix Loch, që kur ishte fëmijë kishte në kokë fitoren në lojërat olimpike dhe heret ai vendosi bazat për këtë. Në moshën pesë vjeçare rrëshqiti vetë për herë të parë me slitë në Kënigssee. Që kur ishte tre vjeç vështronte legjendën e rrëshqitjes Georg Hackl, se si poziciononte slitën e tij.

Kjo lidhje është ruajtur deri sot

Që prej përfundimit të karrierës së tij Georg Hackl këshillon rregullisht Felix Loch dhe kampioni i vjetër ishte ai, që ndihmoi pasardhësin e tij, të ngjitej fare lart në lojërat olimpike 2010: "Mendoj se së bashku me George kam pozicionuar siç duhet slitën time dhe ai ka qenë katër herë perfekt dhe kjo ka të bëjë pa dyshim," tha Felix Loch pas triumfit të tij në Whistler.

Goldmedaillengewinner Felix Loch Olympiade in Vancouver Flash-Galerie
Fotografi: AP

"

Që Felix Loch do të bëhej një sportist i suksesshëm, u vu re që herët. Në vitin 2003, kur ishte 14 vjeç, ai u bë kampioni i Gjermanisë për moshën e tij. Sukseset në nivel ndërkombëtar nuk vonuan shumë. Në sezonin dimëror 2004/2005 ai qe fitues i vendit të parë për të rinjtë, në vitin 2006 dhe 2007 u bë kampion bote për të rinj. Pa vështirësi ai arriti të kalojë me sukses tek të rinjtë. Në vitin 2008 ai ishte në Oberhof kampioni më i ri i rrëshqitjes të të gjitha kohërave, një vit më vonë ai mundi ta mbrojë me sukses titullin në Lake Placid. Deri tani vendosja e tij më e mirë në tabelë ka qenë rangu i tretë në këtë sezon.

Se kujt Felix Loch i falenderohet për këto seri suksesesh e di shumë mirë. "Në fakt të gjithëve! Pra: është familja, janë trajnerët, që kam patur më vonë. Këtu bën pjesë gjithçka. Gjithçka duhet të zërë vend. Faleminderit shumë, ka qenë mrekulli", gëzohej ai për medaljen e artë në Kanada.

Jo vetëm rrëshqitje

Po të besosh se në familjen Loch nuk ka gjë tjetër veçse rrëshqitje – bën shumë gabim. Në shtëpi bisedohet shumicën e kohës për futboll – Felix Loch është tifoz i madh i Bajernit të Mynihut. Krahas kësaj ai është një atlet model, që ka një peshë 90 kg me një gjatësi 1,90 m dhe numër këmbe 45. Ai është edhe çiklist dhe skiator. Krahas të gjitha aktiviteteve dhe sukseseve Felix Loch ka mbetur shumë njerëzor.

Goldmedaillengewinner Felix Loch Olympiade in Vancouver Flash-Galerie
Fotografi: AP

"

Megjithë gëzimin për medaljen e artë në lojërat olimpike 2010 pas aksidentimit për vdekje të gjeorgjianit Nodar Kumaritaschwili pati edhe momente reflektimi: "Po, ishte e vështirë. Natyrisht të mbetet në mendje, por ne e kemi përballuar mjaft mirë."

Felix Loch është edhe një shembull për mbështetjen që i jepet sportit në Gjermani. Ai është kadet i policisë – por momentalisht vetëm në letër. Në fakt ai mund të bëjë stërvitje pa u penguar si një profesionist tek policia, e cila krahas ushtrisë gjermane është sponzorizuesi më i madh i sportit gjerman. Ai qëndron kështu në një rradhë me sportistë të tjerë gjermanë të lojërave dimërore, të cilët janë të punësuar tek policia dhe te ushtria. Megjithatë aq të suksesshëm sa ai, janë vetëm pak sportistë.

Autor : Calle Kops / Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama