1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Post- Kioto provë për Kombet e Bashkuara

Henrik Böhme28 Nëntor 2007

Në kongresin e Kombeve të Bashkuara për klimën të hënën e ardhshme në Bali të Indonezisë, do të debatohet për një marrëveshje të re pas skadimit Kiotos. Protokolli i Kiotos skadon në vitin 2012.

https://p.dw.com/p/CUJD
Klima në ndryshim
Klima në ndryshim, GrönlandFotografi: AP

Protokolli i Kiotos, që para 10-të viteve u zhvillua nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, në qytetin mbretëror japonez, është deri në ditët e sotme Marrëveshja ekzistente për ruajtjen e mjedisit . Dhjetë vite më pas, në kongresin e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e mjedisit në gadishullin Bali të Indonezisë, do të debatohet për një marrëveshje të radhës.

Viti 2007 duhet të jet viti vendimtar për mbrojtjen e klimës. Nuk ka mbetur edhe shumë kohë për një hap të tillë. Njoftimet më tani janë të qarta: Nëse do të dështojë konferenca e mbrojtjes së klimës në Bali, atëhere politika e Kombeve të Bashkuara do të jetë para një sfide të madhe. Në këtë rast duhet vepruar: "Këshilli botëror i Kombeve të Bashkuara për Klimën (IPCC)" që është nderuar me Çmimin Nobel për Paqen, ka raportuar mbi rrezikun që kanoset nga ngrohja globale. Toka tani po hyn në një epokë të re klimatike.

Se çfarë duhet ndërrmarrë, e përshkruan shefi i këshillit botëror të Kombeve të Bashkuara për klimën, Rajendra Pachauri: "Nëse dëshirojmë që reduktimi i ngrohjes së tokës të kufizohet në intervalin 2 deri 2,4 Grad Celcius, atëherë mundet që emetimi i dioksidit karbonik të rritet deri në vitin 2015 por më pas, deri në vitin 2050 ai duhet të reduktohet nga 85 deri në 50%. Kjo është një detyrë e vështirë, por duhet kuptuar që edhe pasojat do të jenë të tmerrshme nëse nuk do të ndërmerret asgjë".

Koha për veprim

Mbi të gjitha është e qartë për të gjithë se ka ardhur koha për të vepruar. Problemi është se konferencat nën ombrellen e Kombeve të Bashkuara, zhvillojnë një dinamikë të tyren. Mbi rrezikun e dështimit të konferencës së ardhme, shprehet Hans Joakim Shellnhuber (Hans-Joachim Schellnhuber), i cili është edhe këshilltar i kancelares gjermane Angela Merkel.

"Ndodhemi në situatë kritike. Dhe ne duhet të ndërmarrim të gjitha masat, që kemi në dispozicion, pët të mbajtur në fuqi synimet për arritjen e një kompromisi. Le të flasim edhe njëherë deri në fund të dhjetorit atehere do të jemi shumë më të qartë, por ndoshta edhe shumë më të pesimistë".

Do të ishte fundviti i hidhur për kancelaren Merkel në rast se do të ishte kështu. Ajo e ngriti klimën në axhenden kryesore të shteteve të G-8-s. Lufta kundër ndryshimeve klimaterike është për kancelaren gjermane prova e provave për unitetin e Kombëve të Bashkuara.

Post-Kioto provë për Kombet e Bashkuara

Merkel: "Një marrëveshje e Kombeve të Bashkuara, për periudhën pas vitit 2012 është një urë lidhëse, e cila të gjitha shtetet do t'i shpjerë në një zhvillim të qëndrueshem. Në konferencën e Balit duhet të biem dakort për një plan të përbashkët, me qëllim që përfundojmë negociatat deri në vitin 2009. Gjermania është e gatshme që të japë kontributin e saj".

Për të përfshirë edhe shtetet në zhvillim e sipër, si Indinë dhe Kinën, kancelarja gjermane kishte propozuar matjen e emetimit të dioksidit karbonik për kokë. Në vitin 2050 duhet që çdo individ të emetojë vetëm 2- tonë dioksid karbonik në vit. Vlera e sotme është 11- tonë për individ në Gjermani, 20- ton në SHBA e deri 4-ton për banor në vendet në zhvillim.

Ministri gjerman i mjedisit, Sigmar Gabriel, duket i inkurajuar nga kjo ide: "Nuk ka formë tjetër për të vendosjen e drejtësisë. Ne nuk mund t'i tregojmë shtetet e tjera me gisht, ju keni një popullsi më të madhe, prandaj duhet emetoni më pak. Tani kemi një qëllim afatgjatë, por nuk duhet të vijë puna deri aty, që shtetet në zhvillim të besojnë, ato kanë hapësirë dhe mund të emetojnë aq sa të vinë në nivelin e shteteve të industrializuara".

Gjeneratë e papërgjegjshme?

Vetëm nëse do të angazhohen të gjithë, do të arrihet suksesi në konferencën dyjavore në Bali. Për t'u arritur një gjë e këtillë është mjaft e vështirë: tani bëhet fjalë për gjërat themelore si dhe për strategjitë për përcaktimin e postmarrëveshjes së Kiotos. Ndoshta 10. 000 pjesëmarrësit në Nusa Dua, një vend ky për pushime në gadishullin vullkanik indonezian, do t' marrin për zemër fjalët e nobelistit të paqes Al Gore:

"Duam ne që të hyjmë në histori si një gjeneratë e papërgjegjshme, e orientuar vetëm në fitimin e shpejtë, e cila nuk ka menduar aspak për gjeneratat e ardhshme? Këtë nuk dua ta besoj. Unë besoj në në vetëdijen e çdonjërit dhe në guximin tonë moral".

Ky do të jetë edhe apeli i Al Gor-it për pjesëmarrësit në Bali të Indonezisë. Ai, sikurse edhe guvernatori kalifornian, Arnold Shvarceneger (Schwarzenneger), si dhe aktivistë tjerë për ruajtjen e mjedisit, sikurse ylli hollivudian Robert Redfort e Leonardo Di Kabrio, do të jenë pjesëmarrës në këtë konferencë.