1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kritika ndaj poltikës së kancelares gjermane për refugjatët

PP (rtr, dpa)26 Gusht 2016

Po për mbrotjen më të fortë të kufijve, jo për kuota për shpërndarjen e refugjatëve. Kancelarja Merkel pritet me protesta në Pragë.

https://p.dw.com/p/1Jppl
Fotografi: Reuters/D.W. Cerny

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk arritu ta bindte qeverinë çeke për politikën e saj të refugjatëve. Qeveria e qendrës së majtë vazhdon ta kundërshtojë idenë e kuatova për shpërndarjen e refugjatëve në vendet e BE-së. "Ne nuk mund të mbështesë një sistem që bazohet në kuota të detyrueshme për shpërndarjen e refugjatëve", theksoi kryeministri Bohuslav Sobotka. Përpara selisë së qeverisë në Pragë protestuan dhjetra vetë që mbanin në duar parulla dhe thërrisnin "Merkel largohu" .

Si arsye për refuzimin e madh të evropiano-lindorëve ndaj pranimit të refugjatëve Sobotka tha se shumë njerëz janë mjaft të ndjeshëm ndaj dallimeve midis kulturave. Përveç kësaj refugjatët vijnë nga një rajon ku ka lidhje dhe veprime terroriste me milicinë ekstremiste të IS-it. Përveç kësaj kanë dalë në pah edhe gabime në politikën e integrimit në Evropën Perëndimore.

Deutschland - arabische Sommergäste in Garmisch-Partenkirchen
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Kneffel

Merkel dhe Sobotka dakord pë mbrojtjes e kufijve të jashtëm të BE-së

Kancelarja Merkel tha se në lidhje me politikën ndaj refugjatëve ka diferenca, por se të dy politikanët janë të një mendjeje për ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Sobodka u shpreh për krijimin e njësive të përbashkëta ushtarake me vende të tjera të BE-së për mbrojtjen e kufijve të jashtëm.

Të premten Merkel do të takohet në Varshavë me krerët e qeverisë të katër vendeve të Vishegradit. Në lidhjen e vendeve të Vishegradit bëjnë pjesë Republika Çeke, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria. Edhe këto vende nuk janë dakord me politikën gjermane për mirëpritjen e refugjatëve.

Kritikë edhe nga Austria

Edhe Austria e kritikon ashpër poltikën e kancelares gjermane për refugjatët. Fjalët e Merkelit "Ne mund t'ia dalim mbanë" janë të papërgjeshme tha ministri austriak i Mbrojtjes Hans Peter Doskozil për gazetën "Kronen Zeitung". Fjalët e Merklit janë një sinjal fatal për refugjatët që të vijnë në Evropë, tha ai duke kërkuar që viti 2016 të mos përsëritet më.