1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

010511 NATO Libyen

1 Maj 2011

Sipas të dhënave të qeverisë libane prej sulmit është shkatërruar një nga shtëpitë e Gadafit dhe veç djalit janë vrarë dhe tre nipa të tij. NATO pranon vetëm se ka sulmuar një ndërtesë qeveritare në Tripoli.

https://p.dw.com/p/117JK
Pamje nga shtëpia e shkatërruar e Muamar Gadafit
Pamje nga shtëpia e shkatërruar e Muamar GadafitFotografi: picture-alliance/dpa

Muamar al-Gadafi dhe e shoqja mezi ia arritën t'i shpëtonin vdekjes, ndërsa në shtëpinë e bombarduar prej avionëve ushtarakë të NATO-s gjetën vdekjen djali i tij i vogël Saif al-Arab si edhe tre nipa të Gadafit.

Zëdhënësi i qeverisë, Mousa Ibrahim, u shpreh:"Sulmi pati si pasojë martirizimin e vëllait tonë Saif al-Arab al-Gadafi, 29 vjeç. Përveç tij vdiqën edhe tre nipa të udhëheqësit."

Saif al-Arab al-Gadafi është djali i vogël i Gadafit. Sipas zëdhënësit të qeverisë, Mousa Ibrahim, vetë Gadafi dhe e shoqja janë në gjendje të mirë dhe nuk janë plagosur.

NATO konfirmoi në Bruksel se aleanca kishte ndërmarrë sulme ajrore kundër një ndërtese qeveritare, por nuk dha ndonjë të dhënë për viktima. Komandanti i NATO-s, Charles Bouchard, tha se objektivat ushtarakë të aleancës janë të natyrës ushtarake dhe synojnë të pengojnë sulmet sistematike të regjimit ndaj popullatës. Zëdhënësi i qeverisë.

Mousa Ibrahim, tha se sulmi i drejtpërdrejtë ndaj Gadafit është shkelje e së drejtës ndërkombëtare: "Kjo ishte një përpjekje e drejtpërdrejtë për të vrarë udhëheqësin tonë. Kjo nuk lejohet as nga e drejta ndërkombëtare dhe as nga ndonjë kod moral."

Libyen Anti USA Demonstration NO FLASH
Fotografi: dapd

Televizioni shtetëror libian transmetoi pamje demonstruesish në Tripoli, që kërkojnë hakmarrje për djalin e vrarë të Gaddafit. Kurse në Bengasi kryengritësit hodhën fishekzjare dhe e festuan këtë lajm me të shtëna në ajër. "Ky është një gëzim i madh, por edhe i madh do të jetë ai për vdekjen e Gaddafit." - tha një nga rebelët.

Rusia i kritikoi sulmet ajrore të NATO-s. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme në Moskë thuhet, se ka dyshime ndaj deklaratës së aleancës, sipas së cilës objektivi i NATO-s "nuk është shkatërrimi fizik i Gaddafit dhe i anëtarëve të familjes së tij". Vdekja e anëtarëve të familjes së Gaddafit është në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit, e cila lejon vetëm sulme në mbrojtje të popullsisë civile.

Zëdhënësja e NATO-s, Carmen Romero, ritheksoi edhe një herë për TV Al Xhazira se: "NATO po plotëson me precizion dhe kujdes mandatin e saj për të ndaluar dhe mbrojtur sulmet ndaj civilëve, ndryshe nga forcat e Gaddafit që po shkaktojnë kaq shumë vuajtje."

epa02712616 Libyans hold Libyan national flags and posters of Leader Muammar Gaddafi to express their support as they are gathered near his damaged house, one day after it was hit by an airstrike, in Tripoli, Libya, 01 May 2011. Saif al-Arab Gaddafi, 29, was killed in a NATO airstrike on the capital Tripoli, a spokesman for the government said on state television late 30 Mai, his father and Gaddafi's wife survived the attack, despite being in the same house, spokesman Moussa Ibrahim told reporters after they were led on a tour of the bombing site. Three grandchildren of Gaddafi were also reported to have been killed in the attack on the Bab al-Aziziya compound, which was struck by at least three missiles. EPA/STR +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Pas lajmeve për vrasjen e djalit të Gaddafit njoftohet se në Tripoli janë sulmuar prej demonstruesve që kanë ushtruar akte vandalizimi disa ambasada të huaja, si ambasada britanike, ajo italiane apo zyrat e OKB-së. Për shkak të trazirave në Tripoli OKB-ja njoftoi evakuuimin e stafit të saj ndërkombëtar nga kryeqyteti i Libisë, kurse ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe ka vendosur shpalljen e ambasadorit të Libisë në këtë vend si person të padëshirueshëm dhe dëbimin e tij nga Britania e Madhe.

Autor: Linda Staude/Pandeli Pani
Redaktor: Vilma Filaj-Ballvora