1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Premierë në Zagreb - Presidenti gjerman viziton Kroacinë

Verica Spasovska / Zagreb DW MSOE 15 Prill 2008

Për herë të parë një president gjerman viziton viziton Kroacinë e pavarësuar para 17 vitesh. Hörst Köhler u shpreh në Zagreb për anëtarsimin e të gjitha vendeve të ish-Jugosllavisë në Bashkimin Evropian.

https://p.dw.com/p/DiAq
Hörst Köhler dhe Stipe Mesiç
Hörst Köhler dhe Stipe MesiçFotografi: DW / Marija Kundek

Nderime ushtarake nën qiellin e kaltër: vizita e parë e një presidenti gjerman në kryeqytetin kroat që prej arritjes së pavarësisë para 17 vitesh u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tradicionalisht të ngushta dhe të mira. Në Kroaci nuk është harruar mbështetja e Gjermanisë gjatë përpjekjeve për pavarësi para 17 vitesh. Edhe në rrugën e gjatë drejt strukturave euro-atlantike qeveria federale mbështet vazhdimisht përpjekjet për reforma të kroatëve.

Stipe Mesiç
Stipe MesiçFotografi: DW / Marija Kundek


Edhe pse ftesën për anëtarsim në NATO Kroacia e ka siguruar në fillim të këtij muaji, shpresat për pranim në Bashkimin Evropian që në vitin e ardhshëm duhet shtyrë si pasojë e reformave të ngadalshme në drejtësi dhe adminstratë. Sidoqoftë presidenti federal gjerman lavdëroi përpjekjet për reforma të Kroacisë dhe interesimin e vendit për stabilizimin e tërë rajonit. "Gjermania është e interesuar që përmes stabilitetit rajoni të arrijë përfundimisht paqen e qëndrueshme dhe prosperitetin. Unë vetë mendoj se i gjithë rajoni duhet të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, sepse vetëm atëherë do të tejkalohet përfundimisht ndarja e Evropës".

Kroacinë ndërkohë e presin shumë detyra. Para së gjithash në fushën e reformimit të administratës publike, drejtësisë dhe luftimin e korrupcionit. Në fund të vitit 2007 nga 33 kapitujt e negociatave të BE-së ishin hapur vetëm 16-të. Një fushë e cila vëzhgohet intensivisht nga ekonomia gjermane sepse Gjermania është pas Austrisë investitori i dytë në Kroaci.

Gjatë qëndrimit të Hörst Köhler në Kroaci
Gjatë qëndrimit të Hörst Köhler në KroaciFotografi: DW / Marija Kundek

Presidenti kroat Stipe Mesiç theksoi në takim përparime që i ka bërë vendi i tij: "Kroacia ka kryer reforma për të cilat vendi ka nevojë. Kroacia ka miratuar ligje të cilat janë në përputhshmëri me standardet e Bashkimit Evropian. Besoj që jemi kompatibël dhe se në vitin 2010 do të arrijmë të zbatojmë çdo gjë të nevojshme".

Këto fjalë një rëndësi të veçantë kishin për delegacionin e madh të përfaqësuesëve të ekonomisë gjermane i cili po e shoqëron presidentin gjerman. Kjo për faktin se ata ankohen dhe jo vetëm në rastin e Kroacisë por për tërë Ballkanin se ballafaqohen me probleme të shumta për të arritur të drejtën e tyre. "Ajo çfarë dëgjoj në qarqet e ekonomisë gjermane është se vazhdojnë insistimet për më shumë siguri ligjore, për luftimin e burokracisë dhe për lejimin e konkurencës më të madhe në vend," tha Köhler.

Megjithatë gjatë vizitës së presidentit gjerman në Kroaci nuk bëhet fjalë vetëm për marrëdhëniet ekonomike. Si zakonisht Köhler dëshiron të kuptoj më shumë se si rinia e këtij vendi e sheh perspektivën e saj në Evropë.