1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

070408 Montenegro Wahl

Andreas Meyer-Feist, (HR) Podgorica,7 Prill 2008

Koncerte në rrugët e Podgoricës. "Gjithçka për Malin e Zi" brohorasin përkrahësit e partisë socialiste demokratike, të cilët prej vitesh mbajnë pushtetin në vend.

https://p.dw.com/p/DdH3
Pas zgjedhjeve në Mal të Zi
Pas zgjedhjeve në Mal të ZiFotografi: AP

Fishekzjarre për nder të presidentit të mëparshëm e të ri, Vujanoviç në kryeqytetin provinicial, ku zakonisht jeta nuk ka shumë lëvizje.

Presidenti malazez Filip Vujanoviç
Presidenti malazez Filip VujanoviçFotografi: picture-alliance/ dpa

Fituesi i lehtësuar dhe tepër i gëzuar për mazhorancën absolute. Mazhorancë kjo jo aq e vetkuptueshme pas aferave të paszbardhura të korrupsionit në partinë e tij. "Unë do të jem president i të gjithë malazezëve. Ne duhet të punojmë së bashku, të gatisim së bashku të ardhem për një jetë më të mirë për të gjithë." Këte premton Vujanoviçi dhe hap krahët me përzemërsi si të bënte një gjest vëllazërimi me kundërshtarët politikë, para se të këndojë himnin kombëtar.

Ndjenja të fuqishme në një shtet të vogël. Mali i Zi me 680.000 banorë, i cili vetëm para dy vjetësh u nda nga Serbia, shpreson integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian. Euro është futur, ajo u zgjodh si valuta kombëtare për të hequr qafe valutën serbe. Më parë malazezët kishin paguar gjithmonë me marka gjermane.

Pllakata zgjedhore
Pllakata zgjedhore, PodgoricëFotografi: AP

Nga pikëpamja ekonomike, Mali i Zi nuk i ka punët keq, qëkur firmat shtetërore të ish-Republikës më të vogël jugosllave iu shitën në rrethana tepër dyshimta e tepër lirë investorëve privatë.

Përveç kësaj Mali i zi përjeton një boom ndërtimesh në bregdetin me infrastrukturë të mirë turistike. Qeveritarët dhe favoritët e tyre kanë përdorur pushtetin për të qenë bashkëpërfitues në këto pazare, pretendon Andria Mandic, kandidati kundërshtar i Vujanoviçit nga Lista serbe. Për më tepër ata kanë blerë votat, thekson rivali humbës. "Është për të ardhur keq, kur ata që kanë shitur letënjoftimet zgjedhore, votat, dhe veten e tyre do t'i shohin në sy familjet e tyre. Ta shihni si gëzohen bosët e mafias për fitoren e Vujanoviçit. Ata do të pendohen."

Presidenti malazez Filip Vujanoviç, dhe kryeministri Milo Gjukanoviç
Presidenti malazez Filip Vujanoviç, dhe kryeministri Milo GjukanoviçFotografi: AP


Edhe kandidati tjetër për president, i cili kishte shpresa të mëdha në fitore, liberal-konservativi, Nebojsha Medojeviç e ka të vështirë të pranojë fitoren e Vujanoviçit. "Me sa duket levat e qeverisë e bënë mirë punën si në kohët e mëparshme. Policia sekrete, mediat e kontrolluara nga socialistët, paratë e krimit të organizuar. Frika e qytetarëve nga ndryshimi."


Dëshmi për akuza të tilla nuk ka, e qartë është që në shtetin e vogël Montenegro ata që kanë pushtet njihen dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Politika e sukseshme sipas motos "njëra dorë lan tjetrën" ka patur efektin e saj në ekonomi. Në jugun e pasur mundet që në vitet e ardhshme të arrihet punësimi i plotë i popullsisë. Ndryshe nga veriu malor dhe i varfër ku njerëzit jetojnë në shtëpi të rrënuara me probleme mjedisi. Arritja e mirëqenies për të gjithë do të jetë sfida e madhe për Malin e Zi, mendon socilogu Aleksandër Kristovic: "Rëndësi të madhe është afrimi me Bashkimin evropian. Por akoma më rëndësishëm është çlirimi i institucioneve nga influenca e dëmshme partiake."


Asgjë nuk bëhet në Malin e Zi pa socialistët demokratikë. Duhet të kesh lidhje të mira me ta që të bësh hapa përpara. Megjithatë ata mund të dëshmojnë shifra pozitive të zhvillimit ekonomik. Nga kjo ka përfituar presidenti i vjetër dhe i ri i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.