1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti gjerman, Horst Köhler jep papritur dorëheqjen

31 Maj 2010

Presidenti gjerman Horst Köhler dha dorëheqjen nga posti për arsye të deklaratave të tij të diskutueshme mbi Afganistanin.

https://p.dw.com/p/NdvF
Horst KöhlerFotografi: picture alliance / dpa

Akuza se ai kishte përkrahur angazhime antikushtetuese të ushtrisë gjermane për të siguruar interesat ekonomike është tërësisht e papërligjur, tha Köhler sot në Berlin.

Sipas presidentit, këtu mungon respekti i domosdoshëm kundrejt postit më të lartë shtetëror. Gjatë leximit të deklaratës së shkurtër presidenti i kishte sytë me lotë dhe atij i iku pjesërisht zëri.

Köhler u rizgjodh para një viti edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. "Ishte nder për mua t'i shërbeja Gjermanisë si president" tha Köhler i prekur.

Autor: dpa/Elert Ajazaj

Redaktoi: Lindita Arapi