1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti i Polonisë kërkon referendum kushtetues

6 Maj 2017

Presidenti Andrzej Duda kërkon një debat kushtetues. Por opozita druhet për një sistem autoritar - asaj i kujtohet raporti i paqartë i kampit qeveritar polak me shtetin juridik dhe me ndarjen e pushteteve.

https://p.dw.com/p/2cUxS
Presidenti polak Andrzej Duda
Presidenti polak Andrzej DudaFotografi: picture-alliance/dpa/M. Balk

Presidenti i shtetit polak Andrzej Duda i ka habitur si mbështetësit, ashtu edhe kundërshtarët e tij: ai kërkon ndryshime në sistemin politik dhe në kushtetutë, si dhe një referendum për to. Duda, që me moshën e tij 44 vjeçare është njëri nga kryetarët më të rinj të shtetit në botë, deri tani konsiderohej i varur nga tutori i tij politik, Jaroslaw Kaczynski. Kaczynski, kryetar i Partisë Qeveritare Nacionalkonservatore PiS, e propozoi si kandidat Dudan. Në maj 2015 populli e zgjodhi President. Që atëherë Duda nuk është dalluar për iniciativa të shumta vetjake.

Kurse tani vjen habia: "Është koha për një debat serioz kushtetues," tha Duda në një fjalim. Qytetarët duhet të shprehen "nëse janë të kënaqur me këtë sistem (politik) dhe nëse ai ka nevojë për ndryshime." Dhe Duda e dha edhe përgjigjen: "Polonia dhe polakët e kanë merituar një kushtetutë të re".

Forcimi i pozicionit të Presidentit - i mundshëm

Në vitin 2018 populli duhet të vendosë për sistemin e ardhshëm politik, se cili është roli që duhet të luajë Presidenti dhe Parlamenti dhe cilat të drejta qytetare dhe liri "duhet të theksohen më fort". Polonia, thotë Duda, duhet të jetë një shtet, ku të mos lejohet të ketë "kasta" të privilegjuara qytetarësh. Ky argument anti-elitë të kujton deklaratat e Kaczynskit, i cili e ndau shoqërinë polake në qytetarë të "llojit më të mirë" - sepse janë të civilizuar dhe patriotë, dhe të "llojit më të keq".

Polen Warschau Parlament Übersicht
Fotografi: picture-alliance/NurPhoto/M. Wlodarczyk

Me deklaratat e tij Duda e ka habitur vendin e tij dhe ka shkaktuar një debat të ashpër. Vetë anëtarë të qeverisë janë të habitur. Njëri nga këshilltarët më të ngushtë të Dudas, juristi Pawel Mucha, precizoi më pas me fjalët që vendi ndodhet fare në krye të një debati kushtetues të shpresuar. Prandaj është ende e paqartë, se për cilat çështje do të debatohet. Ai e konsideron me vend që të forcohen në kushtetutë të drejtat sociale.

Opozita druhet për një shtet autoritar

Opozita dhe disa ekspertë janë shprehur të shqetësuar për këtë ide. Ata kanë tërhequr vëmendjen për kufizimin e ndarjes së pushteteve dhe për mënyrën e veprimit të qeverisë kundër gjykatës kushtetuese. Andrzej Halicki nga "platforma qytetare" liberale (PO) kujtoi një projekt kushtetues të PiS në pushtet, të vitit 2010."Kjo kushtetutë do të ishte fundi i shtetit demokratik dhe laik. Do të kishim një shtet autoritar të një botëkuptimi (fjala është për një shtet të tipit katolik)." Kritikë të tjerë shtrojnë pyetjen nëse polarizimi i thellë në vend e lejon fare një debat objektiv për ndryshimet kushtetuese.

Kushtetuta në fuqi e vitit 1997 u pranua në një referendum me 53,5 të votave. Për shumë aspekte ajo konsiderohet moderne, si për shembull në formulën e kompromisit në preambul, e cila në vend të vendosjes së një lidhjeje klasike me Zotin, u drejtohet si besimtarëve, ashtu edhe jobesimtarëve. Megjithatë, herë pas here janë bërë propozime për përmirësime. Njëri prej tyre ka të bëjë me rolin e Presidentit, i cili nuk është i përkufizuar qartë.