1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prishtina zyrtare kërkon relaksim të marrëdhënive me Serbinë

Bekim Shehu/Prishtinë23 Tetor 2008

Presidenti Fatmir Sejdiu thotë se Kosova dhe Serbia mund të bisedojnë për liberalizimin e kufijve, për parandalimin e krimit të organizuar dhe për bashkëpunim ekonomik, por jo për statusin e Kosovës.

https://p.dw.com/p/FfSH
Prishtina është e gatshme të bisedojë me Serbinë shumë çështje por jo për statusin
Prishtina është e gatshme të bisedojë me Serbinë shumë çështje por jo për statusinFotografi: AP

Autoritetet më të larta në Kosovë, thonë se raportet e mira të Kosovës me vendet fqinjë të saj në këtë rast edhe me Serbinë i kontribuojnë paqes rajonale, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të rajonit në strukturat evropiane. Prishtina është e gatshme që të futet në biseda me Serbinë, të diskutoje shumë çështje që janë në interes për të dyja palët, mirëpo, sa i përket çështjes së statusit udhëheqësit kosovar thonë se me Serbinë kurrë më kjo çështje nuk do të bisedohet.

Çështja e statusit e panegociueshme

Presidenti Fatmir Sejdiu: "Kosova është e gatshme që të relaksojë marrëdhëniet me Serbinë dhe mund të bisedojmë për tema si kudo që bisedohet ndërmjet shteteve sovrane. Pse mos të bisedojmë për liberalizimin e kufijve, për parandalimit e krimit të organizuar, për bashkëpunim ekonomik, e pse jo edhe për çështjet e pakicave", thotë presidenti Sejdiu.

Prishtina zyrtare akoma nuk është e përfshirë drejpërdrejt në bisedat që po zhvillon me autoritetet e Beogradit administrata e Kombeve të Bashkuara. Andrew Ladly, i ngarkuar i UNMIK-ut për biseda me autoritetet e Serbisë, qëndroi në Beograd ku diskutoi me autoritetet e atjshme cështjen e doganave veriore të Kosovës me Serbinë dhe cështjen e kthimit të pjestarëve serb në policinë e Kosovës. Që nga shpallja e pavarësisë doganat veriore janë jashtë funksionit dhe shumë polic serb nuk pranojnë të punojnë me kolegët e tyre shqiptar. Ka muaj që për këto pika kërkohet zgjidhje, mirëpo rezultate nuk ka. Autoritetet në Prishtinë ato vendore dhe ndërkombëtare, thonë se mosfunksionimi i doganave veriore po dëmton edhe vet Serbinë, ndërsa, kthimi i policëve serbë në radhët e policisë së Kosovës është në interes të vet komunitetit serb që jeton në Kosovë. Sidoqoftë, njohja e pavarësisë së Kosovës nga dy vendet fqinjë të saj, Mali i Zi dhe Maqedonia, për Prishtinën zyrtare është një sinjal jashtzakonisht domëthënës në këtë linjë duhet të jetë edhe për Serbinë e cila sipas tyre duhet të radhitet dhe të bashkohet në synimet e përbashkëta të vendeve të rajonit për të përqafuar vlerat evropiane.