1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

290208 D Flüchtlinge Kosovo

Zoran Arbutina29 Shkurt 2008

Mbas shpallje së pavarësisë tek ata është përhapur frika, se tani Gjermania do t'i kthejë duke vënë kështu në provë shtetin e ri multietnik në Kosovë. Të shqetësuar janë para së gjithash përfaqësuesit e pakicave.

https://p.dw.com/p/DG4m
Demonstratö kundër dëbimeve të refugjatëve nga Gjermania (2004)Fotografi: AP
Në vitin 1999 pamjet e qindra mijëra shqiptarëve që largoheshin nga ushtarët serbë tronditën opinionin. Këto pamje para së gjithash legjitimuan ndërhyrjen e Natos kundër regjimit të Milosheviçit. Një valë tjetër refugjatësh mbeti e padiktuar nga opinioni: Pasi shqiptarët e Kosovës ndërtuan strukturat e pushtetit të tyre me dhjetra mijëra joshqiptarë u detyruan të linin shtëpitë. Njëri prej tyre është Bekim Rexhepi *), një ashkali, i cili deri në 18 mars 2004 jetonte në Vushtri: Rexhepi: "Ekstermistë shqiptarë, afro 5.000-6000 na sulmuan. Na nxorrën nga shtëpitë tona dhe u vunë zjarrin shtëpive." Rreth 5.000 ashkalinj u arratisën, mes tyre edhe inxhinjeri i kimisë, Rexhepi me gruan dhe tre fëmijë: Rexhepi: "Mbas këtyre ngjarjeve na u desh të largoheshim për gjithmonë nga Kosova." Nicolaus von Holtey, këshilltar i organizatës Pax Christi për romët dhe ashkalinjtë udhëton që prej shumë vitesh rregullisht në Kosovë. Holtey: "Unë aty kam parë një mjerim të tmerrshëm. Nga afro 4000 banorët në zonën e romëve dhe ashkalive vetëm katër kanë një punë fikse. Këtë shifër ma ka konfirmuar zoti Celim Gala, zëdhënësi i ashkalinjve në Fushë-Kosovë. Nuk di se si arrijnë njerëzit të mbijetojnë." Sipas statistikave, shumica e refugjatëve në Gjermani janë kosovarë. Numri i tyre sot është afro 33.000, shumica janë ashkalinj dhe romë. Në një dokument të publikuar në dhjetor 2007 nga ministria gjermane për punë të brendshme thuhet se parimisht çdo refugjat mund të kthehet në Kosovë. Edhe pse, si fillim janë përjashtuar serbët dhe romët. Ashkalinjtë duhet të kthehen. Holtey thotë se kjo është një politikë e papërgjegjshme. Holtey: "Aty nuk ka punë dhe për pakicat nuk do të ketë punë në të ardhmen, sepse shqiptarët i ndajnë vendet e punës me njëri-tjetrin. Kthimi është i parealizueshëm edhe për një shkak tjetër: Sepse frika nga reagimet e pakontrolluara të shqiptarëve është shumë e madhe." Edhe zëdhënësi i organizatës për mbrojtjen e refugjatëve Pro Asyl, Bernd Mesoviç, është i mendimit, se situata në Kosovë është shumë e pasigurtë për të dërguar aty pjestarë të pakicave: Mesoviç: "Qeveria gjermane mund të tregohet pak më pragmatike dhe të jepte një kontribut për pavarësinë e Kosovës duke mos e ngarkuar Kosovën edhe më shumë me kthyesit, të cilët duhet të reintegrohen, strehohen ose që kanë mbetur në rrugë. " Edhe tre muaj ka Bekim Rexhepi një leje qendrimi: Duldung. Pastaj do të merret sërish vendim, se a do të qendrojë këtu apo jo. Në se ata do ta humbnin statusin, atëherë Rexhepi me familje do të shkojnë diku tjetër, por jo tek ata që i kanë dëbuar: Rexhepi: "Jo nuk ka mundësi të kthehemi. Do të kalojë edhe shumë kohë, derisa ky proces të vihet në lëvizje dhe të bëhet i mundshëm edhe kthimi."
*) emri i ndryshuar