1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Probleme imazhi - Socialdemokratët në kërkim të elektoratit

Marcel Fürstenau 4 Shtator 2008

Socialdemokratët gjermanë nuk po ja dalin dot të përmirësojnë sondazhet me elektoratin, që rezultojnë me vlera tepër të ulëta. Një vit para zgjedhjeve parlamentare, SPD-ja nuk gëzon simpatinë e zgjedhësve.

https://p.dw.com/p/FBHk
Fotografi: Picture-Alliance /dpa

Edhe ky lajm i duhej shpirtit të lodhur socialdemokrat. Për herë të parë partia e majtë "Die Linke" del në sondazhe para socialdemokratëve. Ngushëllimi i vetëm është që vlera të tilla nuk përfshijnë të gjithë Gjermaninë, por vetëm landin e Zarit. Vitin e ardhshëm aty zgjidhet parlamenti i ri. Kandidat kryesor është i shumëpërfolur në Gjermani, Lafonten (Oskar Lanfontaine). Ish-shefi i mëparshëm i socialdemokratëve në vendlindjen e tij pret 24% të votave, ndërsa ish-kolegët e partisë së tij 23%.

Të majtët për rishikimin e reformave "Agjenda 2010"

Angazhimi i fraksionit të majtë socialdemokrat ka si synim korrigjime të rëndësishme në "Agjeendën 2010", agjendë, kjo e iniciuar nga ish-kancelari Shrëder (Schröder) për të reformuar Gjermaninë, dhe që konsiderohet si programi themelor i politikës sociale socialdemokrate.


Të majtët socialdemokratë kërkojnë ndër të tjera shfuqizimin e vendimit për rritjen e moshës së daljes në pesnion me 67 vjeç, futjen e taksës së pasurisë dhe garantimin me ligj të pagës minimale.


Bashkënënshkruesi, Otmar Shrajner (Otmar Schreiner) nga krahu i majtë i partisë socialdemokrate e justifikon këtë thirrje me raportin e qeverisë gjermane për varfërinë. "Thelbi i dokumentit është që shoqëria gjermane po ndahet gjithnjë e më shumë në një pjesë që po gjithnjë e më e pasur, dhe në një tjetër që po varfërohet gjithnjë e më shumë. Ky është një zhvillim i rrezikshëm edhe për demokracinë. Sepse demokracioa bazohet në marrëdhënie të stabilizuara sociale. Po qe se ato në fushën sociale destabilizohen, atëherë ky është momenti kur duhet ndrhyrë."


Por sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve, Hubertus Hail (Hubertus Heil) ka refuzuar tërheqjen nga "Agjenda 2010". Partia e tij ka të drejtë të jetë krenare dhe e vetësigurtë, mendon Hail: "Kemi një papunësi të ulët. Nxorëm vendin nga bllokada që e kishte futur era e Helmut Kolit. Kemi çuar përpara rigjenerimin ekologjik të vendit. Kemi dhënë kontributin tonë që ky vend të bëhet sa më tolerant, modern dhe i hapur. Kemi ndjekur një politikë moderne, dhe një politikë të jashtme paqësore dhe të përgjegjshme. Dhe duam ta vazhdojmë këtë."


Por shtrohet pyetja me cilin kandidat për kancelar do të ndiqet një politikë e tillë, një kandidat që duhet të sfidojë Angela Merkelin.