1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Probleme me projektet publike

Anja Köhler/Pandeli Pani24 Janar 2013

Në projektet miliardëshe të infrastrukturës shpesh në bordet mbikqyrëse mungojnë ekspertët dhe politikanët i shohin gjërat ndryshe.

https://p.dw.com/p/17QFp
Fotografi: Fotolia

Kryeqyteti gjerman sa nuk u bë me një aeroport të ri ndërkombëtar. Në dukje aeroporti është madje gati, por ende jo në funksion. Datat e inagurimit të aeroportit janë shpallur dhe shtyrë disa herë. Fillimisht thuhej se aeroporti do të qe gati për të filluar nga puna më 3 qershor 2012.

Por tani duket se edhe afati 27 tetor 2013, për të cilën u shpreh Horst Amann, Drejtor teknik i Aeroportit, nuk do të realizohet, sepse në kantier nuk po lëviz gjë. Probleme ka aktualisht me sistemin e mbrojtjes nga zjarri. Kanalet e kabllove janë shumë të vogla, planet me gabime, ose mungojnë fare. Sfida më e madhe për punonjësit është t'i japin dum kaosit. Por edhe personat përgjegjës dhe Bordi Mbikëqyrës nuk janë më të qartë për planet dhe nuk guxojnë të bëjnë parashikime.

Flughafen Berlin Brandenburg Willy Brandt
Aeroporti Berlin BrandenburgFotografi: Reuters

Franz-Josef Schlapka, menaxher projektesh, ka përvojë me shumë ndërtesa të mëdha. Ndër të tjera ai ofron konsulencë për rastet, kur projektet rrezikojnë të dështojnë, apo vonohen. Sipas tij "Në projekte të financuara me fonde publike s'ka asgjë më të shenjtë se data e përfundimit. Sepse kjo datë zgjidhet  kryesisht për arsye politike. Dhe për shkak se gjithçka i nënshtrohet kësaj date, shumëkush nuk është sa duhet i sinqertë me vetveten për të thënë, kjo nuk bëhet dot kështu."

Në projektet miliardëshe të infrastrukturës shpesh në bordet mbikqyrëse mungojnë ekspertët dhe politikanët i shohin gjërat ndryshe. "Kur investimi bëhet nga fondet publike, edhe reagimet janë politike. Ndërsa investitorët privatë i marrin vendimet duke u orientuar nga xhepi i tyre. Kjo do të thotë, që ky ka si synim investimin, ndërsa politikani synon qëllimin e tij politik. Dhe këto janë dy gjëra të ndryshme." thekson Franz-Josef Schlapka.

Bildgalerie - Ausblick 2013 Flughafen Berlin-Schönefeld
Aeroporti Berlin-SchönefeldFotografi: Getty Images

Me problemet në aeroportin e Berlinit po merret prej disa kohësh një komision hetimor i përfaqësuesve të qeverisjes lokale.

Martin Delius, nga Partia e Piratëve, kryetar i komisonit, thotë: "Fjala është për defekte gjithëpërfshirëse, pra nëpër tërë ndërtesën. Në pamje të parë ke përshtypjen se ndërtesa është gati. Por nëse fillon nga inspektimi dhe shtron pyetje, i kupton pikat, ku nevojiten përmirësime, dhe të tilla ka në gjithë ndërtesën."

Martin Delius
Martin DeliusFotografi: picture-alliance/dpa

Probleme me projektet e mëdha të financuara me fonde publike ka jo vetëm në Berlin. Ndërtimi i Sallës së Filarmonisë në Hamburg, apo i Selisë së Shërbimit Sekret në Berlin po shoqërohet me shpërthim kostosh dhe vonesa për shkak të problemeve në parashikim dhe planifikim, të cilat shtojnë shpenzimet në kurriz të taksapaguesve.