1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Proces me shumë pikëpyetje - Seanca e dytë kundër vrasësve të tre të krishterëve në Turqi

Pick, Ulrich / Istanbul SWR 14 Janar 2008

Në prag të vazhdimit të procesit kundër të si vrasës të tre të krishterëve në Malataja në Lindje të Turqisë shtohet skepticizmi, se krimi mund të sqarohet me themel. Në Malataja janë akuzuar shtatë persona.

https://p.dw.com/p/CpIm
Guvernatori i Malatajës (Malataya), Halil Ibrahim në konferencë shtypi pas vrasjeve në shtëpinë botuese "Bibla", 19.04. 2007Fotografi: AP

Pak përpara seancës së dytë që nis të hënën (14.01) dështoi përpjekja për të paraqitur si objekt dëshmie kundër të dyshuarit kryesor një video nga kamerat e sigurisë. Për pesë nga të pandehurit prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm. Në bazë të aktakuzës ata kanë torturuar një prift të komunitetit protetstant në Malataja, Nexhati Ajdin, protetstantin turk Ugur Jyksel dhe gjermanin që ish vendosur në këtë qytet Tilman Geske. Tortura ka zgjatur disa orë derisa sa viktimat kanë gjetur vdekjen. Si motiv për vrasjen akuza përmend urrejtjen ndaj të krishterëve.

Dyshime për implikimin e shtetit

Proteste gegen Mord in der Türkei
Demonstrata pas vrasjeve në Malataja, Stamboll 18.04 2007Fotografi: AP



Pak përpara fillimit të seancës së dytë të procesit çështja është më e paqartë se asnjëherë tjetër. Dita ditës janë shtuar paqartësitë, duke lënë të nënkuptohet edhe implikimin e shtetit në këtë rast. Hidhet dyshimi, se autorët e krimit mund të kenë pasur kontakte me autoritetet turke të rendit si dhe me drejtësinë.


Drejtuesi i vrasësve të të krishterëve të Malatajës, Emre Gynajdin, në vendin e ngjarjes ka pasur me vete një armë, e cila iu sekuestrua atij nga policia turke vetëm dy ditë më parë. Nëpunësit e policisë e kapën djaloshin duke u stërvitur me armë në publik. Shtrohet pyetja, se si ka mundur ai ta marrë kaq shpejt në dorë këtë pistoletë. Me rrugë zyrtare një gjë e tillë është e pamundur.


Mësohet gjithashtu, se regjistrimet e një kamera sigurie janë shuar. Në video ishte filmuar Emre Gynajdin pas vrasjes. I pandehuri ish përpjekur, që me një kërcim nga kati i tretë i vendit të ngjarjes të arratisej. Pas kësaj tentative ai ish plagosur rëndë dhe kish përfunduar në spital, ku e kanë survejuar. Një polic i tha televizionit NTV, se videot e sigurisë tregojnë një pamje, se si Gynajdin thotë diçka lidhur me personat që kanë pasur dorë në prapaskenë me këtë ngjarje. Ndërkohë janë rishfaqur sërish disa regjistrime, të cilat nuk lejohen të përdoren përpara trupit gjykues. Arësyeja ka të bëjë me atë, që siç thuhet, policët e kanë dorëzuar viedon pasi kish skaduar afati ligjor i dorëzimit.


Mediet në Turqi njoftojnë gjithashtu, se të paktën njëri nga të pandehurit ka marrë një telefonatë prej një njësie speciale të policisë nga Ankaraja si dhe ka shkëmbyer mesazhe SMS me një prokuror në Stamboll. Në sfondin e këtyre detajeve të pasqaruara Erdal Dogan, avokati mbrojtës i viktimave të Malatajës thotë: "Zinxhiri i pakujdesive është mjaft i gjatë për të mos u vënë re. Këtu duket, se nuk kemi të bëjmë me pakujdesi të thjeshta. Përforcohet dyshimi, se akuzat për rastet e vrasjeve në këtë proces si dhe në rastin e vrasësve të gazetarit Hrant Dink nuk mund të kufizohen vetëm tek personat e ulur në bankën e të akuzuarve."


Ka gjithashtu dyshime edhe për njëanshmëri, sepse porkuroria në Malatajë në 32 faqet e dosjes së dorëzuar gjyqtarëve merret më shumë me viktimat se sa me autorët e pandehur.


Dyshime për lidhjen mes instancave shtetërore dhe autorëve të pandehur janë shfaqur edhe në rastin e gazetarit aermeno-turk Hrant Dink të vrarë një vit më parë. Edhe në këtë rast janë zhdukur regjistrimet e kamerave të sigurisë dhe janë zbuluar kontaktet mes të akuzuarve dhe policisë.