1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpallen të pafajshëm oficerët e Gardës së Republikës

(ap, reuter, afp) A.Topi7 Shkurt 2013

Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë shpalli të pafajshëm oficerët e Gardës së Republikës të akuzuar për vrasjen e katër mbështëtësve të opozitës gjatë protestës së 21 janarit 2011.

https://p.dw.com/p/17aVZ
Demonstration of the opposition in Tirana, 21 January 2011 Copyright: DW/Amarildo Topi
Albanien Demo der Opposition in TiranaFotografi: DW

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë, që i shpalli të pafajshëm oficerët e Gardës së Republikës të akuzuar për vrasjen e katër mbështëtësve të opozitës gjatë protestës së 21 janarit 2011, ka indinjuar opozitën. Deputetët e Partisë Socialsite braktisën sallën e parlamentit në shenjë proteste. "Në emër të familjarëve të katër viktimave të 21 Janarit ne premtojmë se përgjegjësit nuk do t'i shpëtojnë drejtësisë", - deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri para se të dilte nga salla e parlamentit.

Gjykatësi Besnik Hoxha tha se prokurorët nuk arritën t'i provonin akuzat ndaj Komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe oficerit Agim Llupo. Një i tretë u lirua nga akuza e pengimit të hetimeve për vrasjet e 21 Janarit.

Sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve AP, gjatë hetitmit rezultoi se plumba të policisë vranë katër burrat gjatë protestëts së Partisë Socialiste kundër korrupsionit në qeverinë e kryeministrit Sali Berisha. Prendi dhe Llupo pranuan se kishin qëlluar në ajër, por jo mbi personat.

SHBA që ka dhënë asistencë në hetime përmes një deklarate të ambasadës amerikane në Tiranë u shpreh: "Për fat të keq verdikti i sotëm e ka minuar besimin në aftësinë dhe vullnetin e drejtësisë shqiptare për të promovuar një sistem drejtësie të paanshëm dhe në formë transparente".

Prokuroria e Përgjithshme, siç deklaroi zëdhenësi i saj, do të prononcohet më vonë, nëse do ta apelojë vendimin. Sipas zëdhënësit, prokurorët më parë duhet ta shohin me kujdes vendimin.