1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Procesi NSU pa praninë e medieve turke?

(dpa / dw) Esat Ahmeti27 Mars 2013

Gjykata e lartë e Landit në Mynih kritikohet se nuk i ka rezervuar asnjë vend medieve turke për të ndjekur procesin "NSU". Tetë nga dhjetë viktimat e terrorit të grupit nacionalsocialist, NSU ishin me prejardhje turke.

https://p.dw.com/p/184x2
Fotografi: Reuters

Më 17 prill hapet procesi kundër së pandehurës si terroriste e grupit  "Ilegaliteti nacionalsocialist" (NSU) Beate Zschäpe. Ndonëse tetë nga dhjetë viktimat e terrorit të NSU ishin me prejardhje turke, mediet turke nuk janë të pranishme në sallën e gjypit. Si rjedhojë akreditimi i medieve për procesin e NSU të Mynihut është tani një temë e nxehtë në Gjermani. Gjykata e lartë e Landit  është në shënjestër të kritikave të ashpra, sepse nga 50 vendet e rezervuara për gazetarët në sallën e gjykatës për ndjekjen e procesit, nuk i është rezervuar asnjë vend medieve turke. Gjykata në Mynih argumentoi se ndarja e vendeve është bërë në bazë të kohës së dorëzimit të aplikimit nga mediet. Shoqata e shtypit të huaj në Gjermani theksoi se është e papranueshme që nuk ka më vende për gazetarë. Këshilli Qendror i myslimanëve në Gjermani, e quajti këtë si një vendim jofatlum. Tetë nga dhjetë viktimat e vrasjeve, për të cilat dyshohet se janë kryer nga grupi "Ilegaliteti Nacionalsocialist" (NSU) ishin me prejardhje turke.

Në ditën e tretë pas publikimit të listës së akreditimit,  politikanë dhe përfaqësues të palës turke kërkojnë  gjetjen e një zgjidhjeje."Madje ndërkohë ka oferta nga redaksitë gjermane për shkëmbimin e vendeve në sallë", tha kryetari i Partia e të Gjelbërtve, Cem Özdemir të mërkurën (27.03.2013) për hr-INFO. "Kjo nuk është e pamundur, nëse tregohet pak vullnet i mirë. Unë kam ndiesinë se është duke u kërkuar fort për arsyetime të bazuara në nenet ligjore, çka edhe është e drejtë për një gjykatë, por nga ana tjetër as zemra dhe ndjeshmëria nuk janë të paligjshme."

E akuzuara për terrorizëm Beate Zschäpe
E akuzuara për terrorizëm Beate ZschäpeFotografi: Getty Images

Autoritet gjyqësore duhet të tregohen bujare në këtë çështje

Ahmed Kühlaci, shef i korrespondentëve të gazetës "Hurriyet" i tha radios bavareze 'Bayerishe Rundfunk' se interesimi për këtë proces si në Turqi ashtu dhe në Gjermani është shumë i madh. Ai ka konstatua më shumë solidaritetin e kolegëve gjermanë sesa të autoriteteve gjermane të drejtëisë. Ai ka mirëkuptim për rregullat e gjykatave "por edhe një autoritet gjyqësor duhet të tregohet bujar në këtë çështje." Në rast të kundërt mund të përcillet një imazh i gabuar për Gjermaninë jashtë vendit.

Edhe drejtuesja e Agjencisë Federale Anti-Diskriminim, Christine Lüders bëri thirrje për një zgjidhje të mosmarrëveshjes lidhur gazetarët e akredituar për procesin NSU. "Sigurisht që gjykata ka vepruar sipas parimit të trajtimit të barabartë dhe formalisht gjithçka e ka bërë si duhet", tha Lüders të mërkurën (27.03.2013) në Berlin. "Por këtu nuk bëhet fjalë thjesht për respektim të rregullave burokratike, por për mundësimin e raportimit në vendin e origjinës së viktimave", tha Lüders.