1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Projekt ndëretnik i shoqatës joqeveritare “Forumi arsimor rinor”

18 Dhjetor 2009

Në shkollat e mesme të Maqedonisë, ku mësimin e ndjekin nxënës maqedonas dhe shqiptarë shpesh ndodhin zënka ndëretnike. Të rinjtë përmes projekteve të përbashkëta angazhohen të parandalojnë paragjykimet dhe stereotipet.

https://p.dw.com/p/L8Cy
Nxënës në MaqedoniFotografi: Sveto Toevski

Nxënes të shkollave të mesme nga etnitete të ndryshme nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Kerqova të përfshirë në projektin “Për një ardhmëri më të mirë” në mënyrë simbolike marshuan nga sheshi i Shkupit në drejtim të qarshisë, ku banon kryesisht popullata shqiptare. Marshi kishte për qëllim të dërgojë një mesazh të qartë të të rinjëve, se ata nuk dëshirojnë të jetojnë të ndarë. OJQ “Forumi rinor arsimor” përmes një sërë projektesh është angazhuar të luftojë paragjykimet, stereotipet dhe segregacionin, dukuri këto, që janë të pranishme në mesin e nxënësve, që mësojnë në shkolla, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe maqedone.

Mazedonien Land und Leute Gymnasium Korcagin
Gjimnazi Korcagin në Maqedoni, ShkupFotografi: Petr Stojanovski

Havushe Leskovica është koordinatore e këtij projekti. Kontakti me kultura të ndryshme dhe zhvillimi i dialogut transparent, mund të ndihmojë në eliminimin e paragjykimeve dhe stereotipeve, thotë ajo.

“Me trajnime të ndryshme, me trajnime për debate, të cilat i ka bërë dhe vazhdon ti bëjë organizata jonë, mundohet që hapësirën, e cila i ndan etnitetet, e cila paraqet paragjykime midis etniteteve në Maqedoni, t'i parandalojë”.

Nga mosnjohja krijohen bindje jo reale

Kur të rinjtë nga etnitete të ndryshme nuk shoqërohen, nuk njihen, atëhere shumë lehtë njeriu mund të krijojë bindje jo reale për ata, thotë Ferihan Iljazi, nxënëse nga Kumanova. Për te manifestimet e përbashkëta hapin shtigje të reja të veprimit

“Shohim se ata nuk kanë urrejtje të them në thonjza për ne, por kanë vetëm një dashuri dhe respekt dhe kështu mund të mësojmë shumë prej tjerëve”, thotë Ferihan Iljazi.

Mazedonien Land und Leute Medizinschule Pance Karagozov
Shkolla mjekësore, Pance Karagozov në Maqedoni, ShkupFotografi: Petr Stojanovski

Mendimet dhe dëshirat e të rinjve për të ardhmen janë pothuajse të njëjta.

Arta Bajrami është e mendimit se së bashku të rinjtë më lehtë mund t'i realizojnë ëndrrat e tyre

“Mësojmë në një shkollë, por jemi të ndarë shqiptarë e maqedonë dhe nuk kemi relacione të përbashkëta, prandaj mundohemi që permes këtij proekti t'i tregojmë popullit, që nuk duhet të na ndajë, sepse ne jemi një “

Fitime Ahmeti nga Shkupi është e mendimit se zëri i të rinjve në tejkalimin e paragjykimeve ka jehonë domethënëse

“Ne mund ta ngremë zërin dhe të tregojmë se kemi të drejtë dhe se duhet të mësojmë dhe jetojmë së bashku, pasi jetojmë në një shtet, qytet, i cili ka vlera dhe i cili mund të përparojë vetem, nëse bashkohemi dhe i shohim qëllimet dhe synimet e njöjta.“

Mungesa e dialogut lejon tö jetojnë paragjykimet

Ninar Selimovska thotë se para inkuadrimit në këtë projekt ka pasur paragjykime për moshatarët e vet nga etnitetet tjera. Sqarimin për këtë ajo e gjen tek mungesa e dialogut.

“Në këto takime kam mundësi t'i njoftoj ata, të shoh se si ata rezonojnë për probleme të njejta, që kemi dhe ku jam unë “ thotë Ninar, nxënëse e shkollës së mesme.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, i jep një mbështetje të fortë realizimit të projekteve për të rinjtë.

“Dialogu në shoqëritë shumëetnike është i një rëndësie të veçantë, andaj ju duhet të vazhdoni të bisedoni ndërmjet veti “ i ka porositur Fuere të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas.

Autor: Fatos Musliu.

Redaktoi: Angjelina Verbica