1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gazetat në Evropë

Jan Bruck1 Korrik 2013

Evropa është në krizë, sektori i botuesve të gazetave po ashtu. Në kohët e vështira janë bashkuar gjashtë botues të mëdhenj dhe kanë nisur një eksperiment me titull "Europa".

https://p.dw.com/p/18yu7
Suplementi "Europa" i gazetës gjermane "Süddeutsche Zeitung"
Fotografi: Süddeutsche Zeitung

Robert Maxwell, botuesi britanik me prejardhje hungareze, nga mediat i njohur edhe si "mbreti i shtypit", në fund të viteve 80-të ka zhvilluar një plan shumë ambicioz. Ai donte të krijonte një perandori mediatike, ku do të bënte pjesë edhe "Daily Mirror", me qëllim që të ketë një revistë për tërë Evropën në gjuhën angleze. "The European" do të duhej të ishte titulli i revistës, i cili do të ishte i ngjashëm me revistat "Newsweek" apo "Time". Por projekti nuk u pati sukses. Maxwell u zhduk në vitin 1990, në kushte të panjohura nga anija e tij në Tenerife, vetëm një vit pas nxjerrjes së numrit të parë. "The European" mbijetoi pa themeluesin e tij edhe tetë vjet por pa ndonjë sukses të madh. Më në fund ai u mbyll në vitin 1998. Ëndërra për një revistë evropiane dështoi. Ekspertët ishin të mendimit se në atë kohë mungonte një opinion i përgjithshëm evropain.

Në kërkim të lexuesve ndërkombëtarë

Kopertinë e suplementit "Evropa" i gazetës italiane "La Stampa"
Kopertina e suplementit "Evropa" i gazetës italiane "La Stampa"Fotografi: La Stampa

Më pas ka pasur edhe disa përpjekje të tjera, për krijimin e mediave që do të mbijetonin edhe jashtë kufinjëve nacionalë. Projekti më i ri quhet "Europa". Që nga viti 2012, gazeta franceze Le Monde, britanike Guardian, gjermane Süddeutsche Zeitung, italiane La Stampa, spanjolle El País dhe polake Gazeta Wyborcza e nxjerrin një herë në tre muaj këtë revistë. Ajo botohet si shtesë e këtyre gazetave. Lexuesit mund të gjejnë artikuj për papunësinë e të rinjëve apo për arsimin, për buxhetin apo dhe tema të tjera të rëndësishme për jetën e tyre të përditshme.

Por shumë gazeta të njohura janë në krizë. Le Monde, po lufton kaherë me rënien e tirazhit dhe me borxhe në vlerë prej qindra miliona euro. Javën e kaluar Le Monde ka bërë të ditur se do të nxjerrë në treg edhe një revisë në gjuhën angleze. Probleme kanë edhe gazetat e tjera. Edhe "Europa" paraqet një përpjekje për të hapur rrugë në tregjet e reja, jashtë kufinjëve kombëtarë.

Ana njerëzore e Evrpës

"E veçanta në "Europa" është që merret shumë pak me institucionet dhe politikën e Bashkimit Evropian", shpjegon Vadim Makarenko, reporter për ekonomi i "Gazeta Wyborcza". Gazeta shkruan më shumë për problemet e përditshme të qytetarëve evropianë, për historinë e tyre dhe për çështjet që i preokupojnë. Makarenko mendon se për çështjet e përdithsme duhet raportuar në një formë tjetër, sepse është shtuar numri i skeptikëve në Evropë. Sipas disa sondazheve të kryera në pranverë, besimi i njerëzve në Evropë ndaj BE-së është në nivelin më të ultë deri tani. Këtë do të duhej tani të ndryshonte një gazetë e cila raporton për problemet e përditshme të njerëzve në Evropë.

Perspektiva evropiane

Në numrin e parë të "Europa" janë trajtuar temat e arsimit dhe tregut të punës. Si mund të mësojnë sistemet arsimore në Evropë nga njëri-tjetri? Pse polakët duan të studjojnë në Londër? Në cilët sektorë ekonomikë kanë spanjollët e ri më shumë shansa?

"Guardian" në faqen e tij online ka një grafik interaktiv për lëvizjet e studentëve në Evropë
"Guardian" në faqen e tij online ka një grafik interaktiv për lëvizjet e studentëve në EvropëFotografi: guardian.co.uk

Autorët kanë krahasuar gjendjen në shumë vende. Njëgazetarë gjermanë që jeton në Spanjë raporton për gjendjen e arsimit atje. Korespondeti i gazetaës Guardian në Bruksel ka bërë reportazh për funksionimin e tregut të punës. "Të mësojmë nga përvojat tona dhe nga bashkëpunimi ynë", është motoja e partnerëve.

Opinioni dhe lexuesit evropianë

Bashkëpunimi zhvillohet sipas modelit të Këshillit të Evropës. Ka gjashtë partnerë të barabartë të cilët sipas radhës e marrin përgjegjësinë për numrin e ardhshëm, ngjashëm si në strukturat politike të KE, por ndonjë herë ka dhe probleme. "Strukturat janë ende kaotike", shpjegon Vadim Makarenko. "Këtu përballen kultura të ndryshme të raportimit." Anglezët janë më shumë të orientuar drejt lajmeve dhe informacioneve, ndërsa gjermanë dhe polakët më shumë janë të interesuar për reportazhe dhe formate më të gjata. Ne i drejtohemi njerëzve të cilët janë të interesuar për procesin e integrimeve dhe për bashkëpunim. Një publik evropian ende nuk ka por ky projekt e mbështetë një opinion të këtillë.

Prej fillimit të projektit Europa, gazetarët e këtyre mediave bashkëpunojnë edhe në fusha të tjera. Le Monde dhe Süddeutsche Zeitung ka nxjerrë me rastin e 50 vjetorit të miqësisë gjermano -franceze një numër të përbashkët. La Stampa i ka furnizuar partnerët me informacione për dorëheqjen e Papa Benediktit të XVI.

Presidenti francez Hollande i dha revistës "Europa" një intervistë të gjatë
Presidenti francez Hollande i dha revistës "Europa" një intervistë të gjatëFotografi: Süddeutsche Zeitung

Në numrin e radhës Europa do t'i kushtojë një vëmendje të posaçme zgjedhjeve në Gjermani dhe reflektimit të tyre në Evropë. Çfarë duhet të bëjnë gjermanët dhe evropianët së bashkë për të dalë nga kriza? Sa ngushtë duhet të bashkëpunohet? Edhe në numrin e ardhshëm duhet të bëhet e qartë se kriza nuk prodhon vetëm konflikte brenda Evropës. Redaktorët janë të mendimit se kriza i ka afruar evropianët, ngjashëm sikur edhe botuesit e gazetave.