1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prokuroria e Mynihut nis hetimet për një atentat terrorist

AUD (dpa, RTRTV)23 Mars 2016

Policia ka arrestuar të martën tre shtetas kosovarë, të cilët mund të kenë lidhje me një rrjet terrorist. Agjencia gjermane dpa citon konfirmimin për këtë të Zyrës Policisë Kriminale të Bavarisë.

https://p.dw.com/p/1IIAH
Bildergalerie Metropolen der Welt
Fotografi: Fotolia/sborisov

Më parë lajmi i arrestimit në autostradën München-Salzburg të tri shtetasve kosovarë qe raportuar në revistën televizive të ARD-së "Report München" dhe në radios bavareze. Prokuroria e Mynihut u pozicionua të mërkurën për arrestimet e përkohshme për shkak të dyshimit të përgatitjes së një vepre të rëndë penale. "Mund t'ju konfirmoj se dje, në orët e mëngjesit u arrestuan tri persona me origjinë nga Kosova", tha zëdhënësi Florian Weinzierl. Kosovarët sipas medieve u arrestuan pas një informate se kishin planifikuar një akt terrorist. Sipas kësaj, meshkujt po udhëtonin në një automjet të regjistruar në Belgjikë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Mynihut tha më tej se "bëhet fjalë për një ndalim të përkohshëm. Hetimet janë në vazhdim. Dyshimi është përgatitja e një vepre penale të rëndë. Aktualisht po verifikojmë të dhënat e fajtorëve. Nëse do të shqiptohet në vazhdim një urdhër arresti ose jo, kjo varet nga hetimet e mëtejshme".

Weinzierl tha se për momentin mungojnë të dhënat për të krijuar një lidhje të mundshme me atentatet në Bruksel të personave të arrestuar. "Hetimet nuk kanë përfunduar ende, nëse do të arrijmë në përfundime të tjera, është e hapur". Ai theksoi megjithatë se hetimet mund të vazhdojnë, pavarësisht nga shqiptimi i një urdhri arresti apo jo."